Edukimi, zhvillimi dhe gjithpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në jetën shkollore
Arsim gjithëpërfshirës nënkupton një mjedis mësimor që mundëson barazi, akomodim dhe mbështetje për të gjithë nxënësit. Arsim gjithëpërfshirës do të thotë që shkollat janë të përshtatshme për të gjithë fëmijët, pavarësisht kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, emocionale, gjuhësore ose kushte të tjera. “Personat me aftësi të kufizuar përfshijnë ata njerëz që kanë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale apo ndijore të cilat, në ndërveprim me barriera të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe cilësore në shoqëri në të njëjtat kushte me të tjerët”.Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara nënkupton procesin e mirëpritjes së tyre në shkolla, si dhe sigurimin e një edukimi cilësor për ta. Vështirësitë në arsimin gjithëpërfshirës konsistojnë në qëndrimet e mësuesve dhe metodat e ngurta të mësimdhënies, kurrikulat jo të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, mungesën e pajisjeve didaktike të përshtatura dhe mjeteve mësimore, të qenët e ambienteve fizikisht të paarritshme, mos përfshirjen e prindërve dhe faktin që mësuesit dhe shkollat nuk mbështeten në zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës.
Nevojat e veçanta të fëmijëve nënkuptojnë vështirësitë, që ata shfaqin në drejtime të ndryshme si: mungesë e përqendrimit për të nxënë, kujtesë e dobët, vështirësi në të shkruar, në të folur, në mosdëshirën për t’u socializuar me të tjerët apo për të komunikuar.Një shkollë efektive gjithëpërfshirëse e ka gjithnjë mundësinë të zgjidhë dhe të mbështesë fëmijët me vështirësi dhe ata me aftësi të kufizuara për t’u edukuar dhe zhvilluar.
LAJME DHE NJOFTIME
PROJEKTE
Pershkrim i seksionit.....
GJITHËPËRFSHIRJA NË SHKOLLË
Ne ofrojme këshillime, trajnime dhe shërbime në institucione arsimore për të realizura një proces...
MË SHUMË
Ne ofrojme këshillime, trajnime dhe shërbime në institucione arsimore për të realizura një proces gjithëpërfshirës në shkollë që bazohet te kujdesi,edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të vecanta, te diversiteti kulturor dhe vlerat e tij.Trajnime specifike,programe të larmishme të gjithpërfshirjes janë pjesë e studimeve master dhe në Universitetin “Barleti”
VEPRIMTARI PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Pedagogë, mësues dhe ekspertë të fushës së aftësisë së kufizuar ofrojnë materiale dhe modele praktike për...
MË SHUMË
Pedagogë, mësues dhe ekspertë të fushës së aftësisë së kufizuar ofrojnë materiale dhe modele praktike për trajnimin e mësuesve, për përdorimin e planeve individuale të zhvillimit të fëmijëve, të metodave efiakse për përshtatjen e kurrikulës në mbështetje të kategorive të aftësive të kufizuara. Ofrohen dhe trajnime të posacme për mësues dhe prindër.
VEPRIMTARI PËR ZHVILLIMIN E FËMIJËVE ME VËSHTIRËSI TË NDRYSHME NË TË NXËNË
Pedagogë, mësues dhe ekspertë të fushës së vështirësive në të nxënë si mungesa e vëmendjes, e përqëdrimit...
MË SHUMË
Pedagogë, mësues dhe ekspertë të fushës së vështirësive në të nxënë si mungesa e vëmendjes, e përqëdrimit, e mungesë së aftësisë për të kujtuar,për të shkruar, për të folur, për të ndërvepruar dhe komunikuar të fëmijëve që kanë vështirësi në të nxënë ofrojnë shërbime në shkolla,por dhe nëpërmjet trajnimeve specifiketë akredituara.
SHKOLLA SI NJË MJEDIS FIZIK DHE SOCIAL MBËSHTETËS PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA
Siguria në shkollëështë përparësi e punës tonë për fëmijët, të rinjtë,studentët dhe të rriturit...
MË SHUMË
Siguria në shkollëështë përparësi e punës tonë për fëmijët, të rinjtë,studentët dhe të rriturit.Krahas ofrimit të ekspetizës arkitekturore që universiteti “Barleti” paraqet për mjedise fizike, fleskibël dhe të përshtatshme për cdo grupmoshë në institucionet asrimore, ne ofrojmë modele praktike se simjedisi fizik i shkollës të jetë në funksion për lehtësimin e akomodimit të fmëijëve me aftësi të kufizuara, por dhe ekspertizë për përfshirjen e gjithë fëmijëve dhe shkollës për t’u kujdesur për ta. Trajnime,makete mjedisesh fizike të tilla lehëtsuese për shkolat, nga më të avancuart në vendet perëndimore, i ofrojmë si konsuelcna dhe si trajnime të akredituatra.
ZHVILLIMI I VIJUESHËM PROFESIONAL I MËSUESVE NDIHMËS, STAFIT MËSIMOR, DREJTUES DHE MBËSHTETËS TË SHKOLLËS
Stafi i Universitetit “Barleti” në përputhje të plotë me strategjitë dhe politikat arsimore për zhvillimin...
MË SHUMË
Stafi i Universitetit “Barleti” në përputhje të plotë me strategjitë dhe politikat arsimore për zhvillimin profesional të mësuesve dhe e drejtuesve në punë të institucioneve arsimore mudnëosn trajnime për zbatime të modeleve të shumëllojshme të trajnimit brenda shkollës, si dhe me universitetin tonë, duke u bazuar në nevojat reale të shkollës për zhvillim profesional, në hartimin dhe zbatimin e moduleve mbështetëse të trajnimit, si dhe certifikimin e tyre të akredituar.Ne ofrojmë falas trajnime dhe avancime profesional për mësues të talentuar dhe me arritje te rezultatet e nxënësve.
AKTIVITETE
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim