logo Shqk

Tryezë: Sipërmarrja Lokale në kuadrin e Ekosistemit të Edukimit për Zhvillimit të Qëndrueshëm

Tryeza ka për qëllim stimulimin dhe promovimin e modelit të sipërmarrjes lokale në kuadrin e filozofisë dhe nismave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të nismës mbarëkombëtare së shkollës qendër komunitare, e cila ka në fokus lidhjen e natyrshme të kurrikulës me nevojat praktike dhe modelet e sipërmarrjes lokale. Një ndër standardet e shkollës qendër komunitare lidhet me forma të edukimit bazuar në veprim dhe praktikë e që stimulojnë sipërmarrjen rinore, duke krijuar mundësi karriere për të rinjtë që në vitet e shkollës dhe duke rritur mundësitë e punësimit të tyre në sipërmarrje të cilat u përgjigjen me së ndjeshmi nevojave për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Qëllimi i kësaj tryeze është vendosja në një tryezë të përbashkët e të gjithë aktorëve të interesuar për të ndarë përvoja, perspektiva dhe për të krijuar bashkëpunime dhe sinergji me qëllim arritjen e objektivave të përbashkët, atë të krijimit të një rrjeti aktorësh dhe mbështetësish të ekosistemit për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Vendi: QEK, Peshkopi

Programi i Tryezes Sipermarrja dhe Ekosistemi i Edukimit (PDF)