logo Shqk

Shkolla ne Komunitet dhe Komuniteti ne Shkolle

Nisma “Shkolla si Qendër Komunitare” ka si qëllim të krijojë një ambjent miqësor dhe të hapur për të gjithë komunitetin rrethues duke e kthyer shkollen në një insitucion në shërbim të plotë të komunitetit, një ‘vatër të zhvillimit rajonal dhe një pikë të rëndësishme të projektimit të të gjithë zhvillimit komunitar dhe formimit të qytetarëve të rinj’. Shkolla komunitare synon krijimin e një qasje të re inovative ku partneriteti shkollë-familje-komunitet ndërvepron për të krijuar një kulturë, filozofi, praktikë dhe politikë të re në mbështetje të shkollës gjithëpërfshirëse dhe të hapur për komunitetin. Duke dashur të nxise gjithëperfshirjen e komunitetit në dhënien e ideve dhe kontributit të tyre konkret në realizimin e shkollës si qendër komunitare shkolla ’28 Nëntori’ organizon aktivitetetin me titull ‘Shkolla ne Komunitet dhe Komuniteti ne shkolle ’ Dite e Hapur e shkolles qender komunitare. si një iniciativë që institucionalizon praktikën e shkollës së hapur për komunitetin duke u bërë nisëm qëndrore dhe e përhershme e shkollës per organizimin e aktiviteteve komunitare. Ky aktivitet synon themelimin e një tradite në këtë drejtim, me përfshirje të gjerë dhe më bashkëpunim me aktorë të rëndësishëm te komunitetit nëpërmjet të cilave shkolla jetëson dhe demonstron arritjet e saj duke u kthyer në epiqendër të jetës e zhvillimeve komunitare.