logo Shqk

Klubi i Inovacionit

Klubi i Inovacionit eshte mjeti i vetem qe shkollat kane per te nxitur inovacionin. Klubi krijon nje ndjenje perkatesie, rrenjos sensin e identitetit dhe qellimit, dhe perhap te nxenet jashte klases tradicionale. Dijet e realitetit duhet te komplementojne ato qe mesohen ne shkolle dhe qellimi i ketij klubi eshte te realizoj kete mision. Klubi promovon teknologjine dhe inovacionin si katalizatore per te kapercyer hendekun midis mesimnxenies dhe aplikimit te saj. Ne kete kerkim, Klubi do te nderlidh te rinjte me industrine ne menyra dhe rruge te ndryshme qe do ti ndihmojne ata te shohin vleren e ekonomise se informacionit dhe te shqyrtojne keto ide ne sipermarrjen apo punen e tyre te ardhshme.

Klubi i Inovacionit do te formohet per te perfituar nga moria e mundesive emergjente per risi ne arsim, te krijuara nga ndryshimet teknologjike dhe pjeserisht nga globalizimi. Klubi do te funksionoje si nje ekip i posaçem projektesh, duke mbeshtetur dhe inkubuar ide te reja, dhe menjehere te krijoje prototipin dhe te zbatoje projekte te mesme-medha pse jo dhe strategjike.
Misioni i Klubit eshte qe te nxise risi ne lidhje me te gjitha objektivat e shkolles. Klubi do te kerkoj, identifikoje, dhe krijoj mundesi duke zgjedhur me pas ato qe jane me premtuese, te cilat ne vazhdimesi do te zbatohen duke bashkepunuar me njesite operative te shkolles.
Misioni strategjik i Klubit eshte prekshmeria drejt gjenerates se ardhshme, nxitja e nje lidhjeje te forte me femijet dhe fillimi i nje misioni kritik per ti dhene shtyse te menduarit kritik, aftesive per zgjidhjen e problemeve dhe perdorimin e metodologjive inovative si pjese e jeteses se tyre.

• Te identifikoj bazat e kreativitetit dhe inovacionit dhe te nderlidhen me sherbimet publike te sistemit arsimor.
• Te eksploroj ide inovative, metodologji dhe teknologji ne grupet e nxenesve ne pergjithesi dhe komunitet ne veçanti.
• Te organizoj seminare, konferenca, workshop-e, ekspozita ne lidhje me inovacionin.
• Te kultivoj mendime inovative dhe sipermarrese.
• Te krijoj mundesi per nxenesit te jene te angazhuar ne aktivitete inovative nepermjet workshop-eve kreative dhe teknike.
• Te siguroj nje platforme per studentet, mesuesit dhe komunitetin te shfaqin aftesite e tyre duke krijuar risi te reja dhe produkte te rinj.
• Te mbeshtes dhe tu vije ne ndihme inovatoreve te rinj ne krijimin dhe mbrojtjen e te drejtave te pronesise.
• Te dokumentoj risite duke i diferencuar si rrugetime reale.
• Te nderlidh inovatoret e rinj dhe produktet e tyre me rrjetin e tregjeve kombetare dhe nderkombetare. Kjo do t’ju japi atyre me shume qellim dhe identitet.

•   Workshop: Inovacion Teknologjik
•   Platforma inovative të edukimit virtual
•   Workshop mbi platformën e edukimit e-learning Edmodo
•   Seminari, "TIK dhe inovacion me tablet", në shkollën “Raqi Qirinxhi“ gjatë DITËVE TË HAPURA
• Formimi i nje komiteti keshillues lokal i cili perfshin anetar nga segmente te ndryshme te komunitetit dhe nje grup mentoresh per te drejtuar aktivitetet.
• Regjistrimi i nxenesve si Anetare te Klubit dhe puna ne projekte inovative ose pjesemarrja ne aktivitete pas shkolle, fundjave apo gjate pushimeve verore.
• Ekspozim/Seksione te grupit per 2-3 ore/jave.
• Do te organizohen aktivitete/panaire dhe konkurse me qellim qe te kultivohet dhe mbahet gjalle shkendija e krijimtarise, risise dhe projektimit.
• Bashkeveprim periodik i Klubit me Inovator/Shpikes dhe Kerkues.
• Workshope periodike mbi problem solving, gjenerimi i ideve dhe zgjidhjeve te reja.
• Shfaqje periodike filmash mbi temat e shpikjeve dhe inovatoreve.
• Inkurajohet Klubi te perdori burimet e vlefshme lokale per aktivitete praktike me qellim qe te komplementoj kurikulumin mesimdhenes ne shkollen e tyre.
• Drejtim per zhvillimin e zgjidhjeve shkencore inovative per te zgjidhur probleme te realitetit te perditshem.
• Ekzekutimi i nje programi i cili do te konsistoj ne nje sere aktivitetesh projektimi dhe zhvillimi te cilat do te drejtohen duke perdorur materiale te ofruara nga qendra shkencore. Qelimi eshte qe te kultivohen aftesite e kreativitetit dhe te problem solving midis nxenesve dhe te drejtohen ata te ndermarrin metodologjine e te menduarit out-of-the-box ne dhenien e zgjidhjeve ose permiresimin e menyres sesi ata do ta analizojne dhe zgjidhin nje problem ne aktivitetet e tyre ditore.

Ky informacion po perditesohet!

Programe dhe Evente