logo Shqk

Klubi i Nxënësve Konkurues

“Klubi i Nxënësve Konkurues” (Competitive College Club) është një program i huazuar nga Shtetet e Bashuara të Amerikës. Nxënësit e klasave të 10 dhe 11, më të talentuar në fusha të ndryshme si: Shkencë, Sport, Letërsi, Art, etj. dhe që dëshirojnë të studjojnë jashtë vendit, përzgjidhen për të qënë pjesë e këtij klubi, i cili do të përmbajë jo më shumë se 15-20 nxënës.
Programi zgjat 9 muaj dhe përfshin zhvillimin e leksioneve me temat përkatëse, diskutime interaktive, aktivitete në terren, aktivitete ne media, etj. Në përfundim të programit të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me çertifikatë, e cila do të jetë një vlerë e shtuar për formimin dhe CV-në e tyre, si dhe me një letër rekomandimi lëshuar nga zyra EducationUSA në Shqipëri.
Grupi organizator do të shpërndajë tek të gjithë nxënësit e interesuar disa formularë që do të përmbajnë pyetje nga lëndë të ndryshmë që zhvillohen në klasën e 10 dhe të 11 dhe pyetje për të testuar inteligjencën e nxënësve. Në formularë do të shënohet mesatarja dhe një adresë emaili ose nr. kontakti i nxënësit. Pas grumbullimit të formularëve, grupi organizator do të shpallë 15-20 nxënësit më të suksesshëm në rang vendi.
Për nxënësit që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të këshillohen rregullisht falas nga zyra EducationUSA në Shqipëri, shërbim i ofruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Misioni qendror i Klubit konsiston në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe qytetare të nxënësve, si dhe pregatitjen e tyre për të qënë konkurues për shkollimin jashtë vendit. Nxënësit që pranohen me bursë të plotë studimi në Universitetet dhe Kolegjet Amerikane do të përfitojnë pagesën e testeve si: TOEFL, SAT, ACT, pagesën e vizës Amerikane, biletën e avionit, etj, falas të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane dhe zyra EducationUSA në Shqipëri.

“Klubi i Nxënësve Konkurues” është një program këshillimi në grup i nxënësve më të sukseshëm e më të talentuar, të cilët dëshirojnë të jenë konkurues në universitetet dhe kolegjet më të mirë në botë dhe kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zhvillimi i seancave do të jetë interaktiv për të rinjtë. Seancat në varësi të tematikave do të drejtohen nga profesionistë të fushës, si psh. funksionarë në ambasada e konsullata, biznesmenë të suksesshëm, gazetarw, analistw, etj.
Në workshop-et që do të zhvillohen në fundjavë do të organizohen dhe takimet me shkrimtarë dhe artistë të rëndësishëm të zgjedhur nga vetë nxënësit, këto seanca do të titullohen “Takim me Artistin/Shkrimtarin e preferuar”. Programi zgjat 9 muaj dhe seancat zhvillohen një herë në muaj me përmbajtje si mëposhtë:

1- Prezantimi i rëndësisë dhe programit CCC dhe Kodi i Sjelljes
2- Prezantimi i sistemit të arsimit në SHBA dhe mundësitë e bursave për nxënësit më të talentuar dhe me mesatare të lartë.
3- Pregatitja e nxënësve për të qënë të suksesshëm në testin e TOEFL, SAT dhe ACT.
4- Plotësimi i formularëve të aplikimit në Kolegjin apo Universitetin e preferuar. Plotësimi i dokumentave të kërkuara.
5- Personalitete të ftuar në seancat dedikuar Klubit të Librit. Takim me shkrimtarin e preferuar.
6- Shfaqja e filmave të përzgjedhur nga grupi organizator dhe vetë nxënësit si dhe diskutimi në fund me personalitete nga kinematografia
7- Takime fizikisht dhe virtualisht me përfaqësues të Universiteteve dhe Kolegjeve
8- Prezantime lidhur me procedurën e aplikimit për vizë
9- Orientimi paraprak para nisjes i nxënësve me informacion të detajuar për kulturën, rregullat ligjore, mundësitë e punësimit, etj. në shtetin ku do të studjojnë.

Nxënësit do të përjashtohen nga Klubi nëse ata:
- nuk ruajnë standartet e kodit të sjelljes së CCC
- bëjnë më shumë se 2 mungesa gjatë gjithë programit
- bëjnë plagjiaturë gjatë testeve në program
- shfaqin sjellje të pahijshme ndaj anëtarëve të grupit dhe grupit organizator

NXËNËSIT KOORDINATORË TË KLUBIT CCC

Shkolla “A.Z.Çajupi”
- Doreta Biba
- Fotini Kristuli
- Genard Aliaj
- Ira Sogani
- Tatiana Vathi

Shkolla “Ismail Qemali”
- Esla Sheshi
- Marsela Saraçi
- Rei Kokona

Shkolla “Nehemia”
- Fiori Sinanaj

Shkolla “Arsakeio”
- Hristina Panajoti
- Ilda Methasani

Shkolla “Sami Frashëri”
- Selma Ismaili
- Stiven Peca
- Ivisa Met’hasani
- Livia Gjonaj
- Eneida Koltrka
- Donald Veizi
- Arsida Duro
- Amanda Haveri
- Abdyl Mehmeti

Shkolla “Turgut Ozal”
- Amelia Mehmetaj
- Era Psatha
- Hegla Progri
- Hermes Alillari
- Kledi Roda

Shkolla “Elez Isufi Ndreu”
- Artjola Meli

Shkolla “Mehmet Akif”
- Bleona Duka
- Blerta Lika
- Enxhi Çela
- Htgerta Imeri
- Renaldo Bano
- Romina Shyle

Shkolla “Muharrem Çollaku”
- Diter Bitri
- Enea Kollomollari

Shkolla “Qemal Stafa”
- Doreta Biba
- Fotini Kristuli
- Genard Aliaj
- Ira Sogani
- Tatiana Vathi

Shkolla “Sandër Prosi”
- Violeta Tahiraj

Programe dhe Evente