logo Shqk

Klubi i Kreativitetit

Jeni Krijues?
“Klubi i Kreativitetit” synon të aktivizojë, nxisë dhe zhvillojë potencialin, kreativitetin dhe kureshtjen e të rinjve për t’u angazhuar në forma të bukura dhe inteligjente me mjedisin e tyre fizik dhe njerëzor. Nëpërmjet Klubit synohet intensifikimi i ndërveprimeve mes të rinjve dhe komunitetit në forma bashkëkohore të cilat u ndihmojë atyre të zbulojnë talentet që zotërojnë për të cliruar kreativitetin në shërbim të nevojave të të sotmes dhe me një këndvështrim në zhvillimin e qëndrueshëm të së ardhmes.
Ndër të tjera, Klubi do të nxisë dhe motivojë edukimin e komunitetit mbi tema të ndryshme me anë të aktiviteteve si: seminare, ngjarje sociale, konkurse dizajnimi, punime artizanati, art, fotografi, forume drejtuese dhe takime të rregullta me grupe edhe nga shkollat fqinje.
“Klubi i Kreativitetit” mirëpret të gjithë nxënësit e apasionuar ndaj artit, muzikës, letërsisë, historisë, arkitekturës etj. të cilët kërkojnë të japin kontributin e tyre në rigjallërimin dhe mirëmbajtjen të jetës shpirtërore komunitare. Ai do të shërbejë si urë lidhëse me komunitetin dhe qendrat e tjera duke u zhvilluar si një pol strategjik dhe pilot i kreativitetit rreth çështjeve bashkëkohore që kanë të bëjnë me mjedisin, kulturën, artizanatin, riciklimin, artin dhe muzikën.

Misioni ynë është të krijojmë një qëndër të re për krijuesit, për ata të cilët dashurojnë artin kulturën, arkitekturën në mënyrë që të kultivojmë bashkëpunimin e të rinjve krijues dhe partneritetin me aktorë të rëndësishëm të komunitetit.
Vizioni ynë është ai i edukimit të të rinjve dhe kultivimi i kapaciteteve lidershipi në përballjen e tyre me qytetarinë globale. Qëllimi primar i Klubit është që nëpërmjet ideve kreative të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve në lidhje me çështjet aktuale si dhe të edukojë dhe përfshijë sa më gjerësisht komunitetin.
Ne synojmë të jemi kampionë të një modeli të ri të të mësuarit nëpërmjet kreativitetit dhe rolit të tij qendror për formimin e qytetarit bashkëkohor me karakteristika kreative dhe inovative.

•  Të rinjtë do të kenë në komunitetin e tyre një laborator krijues i cili do t'u mundësojë të përdorin frymëzimin, krijimtarinëdhe talentin.
•  Të rinjtë do të përdorin imagjinatën për të përmirësuar realitetin dhe për t'a bërë atë më të mirë e më të bukur.
•  Të rinjtë mund të bashkëpunojnë dhe diskutojnë për të ndërtuar ide të reja kreative të cilat i shërbejnë njëherazi komunitetit dhe zhvilimit të lidhjeve midis tyre.
•  Laboratori i ideve kreative do të promovojë dhe do t’u mundësojë përdorimin e teknologjive më të reja për të konkretizuar idetë e projektet e klubit.
•  Klubi do të shërbejë për zgjerimin e njohurive të përgjithshme dhe aftësive kreative të të rinjve dhe vënien e tyre në shërbim të komunitetit.
•  Ndërtimi dhe zhvillimi i rrjeteve të komunikimit dhe forumeve kreative në nivel lokal e më gjere duke stimuluar dhe nxitur përballjen e ideve nëpërmjet konkurseve në kreativitet.

Tirane (A.Z.Cajupi)
EMER MBIEMER: Greik Kadriu
NR. TELEFONI: 069 83 05 084
EMAIL: greik.kadriu@yahoo.com

Vlore (Halim Xhelo)
EMER MBIEMER: Arjana Merkaj
NR. TELEFONI: 069 24 27 640
EMAIL: merkaj.arjana@gmail.com

Shkoder (28 Nentori)
EMER MBIEMER: Arnisa Piranej
NR. TELEFONI: 067 46 22 460
EMAIL: arnisa.piranej@gmail.com

Korce (Raqi Qirinxhi)
EMER MBIEMER: Paola Riza
NR. TELEFONI: 069 44 16 811
EMAIL: paolariza6@gmail.com

Peshkopi (Seit Najdeni)
EMER MBIEMER: Era Fera
NR. TELEFONI: 068 26 14 722
EMAIL: erafera97@gmail.com

Programe dhe Evente