logo Shqk

Klubi i Rinisë Aktive

“Klubi i Rinisë Aktive” synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në jetën e të rinjve për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në sa më shumë nisma në dobi të përmirësimit jo vetëm të jetës në komunitet, por edhe përgatitjes së vetë nxënësve për të ardhmen.
Të jesh një nxënës i mirë nuk mjafton vetëm të mësosh dhe të kesh rezultate të larta në shkollë, por duhet edhe një angazhim e pjesëmarrje aktive në jetën e komunitetit. Klubi ka si qëllim të motivojë të rinjtë që të marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi qytetare duke kontribuar drejtëpërdrejt në standardin e tyre të jetesës dhe në zhvillimin e jetës komunitare.
Klubi mirëpret të gjithë nxënësit dhe nxënëset pavarësisht nga mosha, bindjet apo përkatësia sociale, politike, etnike etj. të cilët i bashkon një qëllim : të qënit qytetarë evropianë.
Larmia e veprimtarive të përbashkëta: konkurse apo debate, forume të ndryshme, aktivitete sportive dhe argëtuese, veprimtari solidariteti, etj., që zhvillon klubi kanë për qëllim pasurimin e jetës sociale të gjimnazistëve dhe forcimin nër ta të tipareve të tilla të vlefshme si: bashkëpunimi, përgjegjshmëria, toleranca etj.
Ky klub mbështetet fort në veprimtarinë e tij, veçanërisht nga nxënësit e apasionuar dhe me arritje të spikatura në lëndët shoqërore si: qytetaria, letërsia, historia, filozofia, sociologjia etj. por edhe nga çdo gjimnazist apo gjimnaziste që kërkon të japë kontributin e vet në rivitalizimin e jetës komunitare.

Misioni kryesor i Klubit është zgjerimi i i kapaciteteve njohëse dhe qytetare të nxënësve duke i bërë ata të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë të rinjtë në komunitet. Ndryshimet e mëdha kanë ardhur gjithmonë nga gjeneratat e reja, të cilat të vetëdijshme për arritjet e paraardhësve kanë sjellë progres në rrugëtimin e tyre për të shënjuar ndryshime thelbësore në zhvillimin e shoqërisë të së ardhmes.
Mision tjetër është kthimi i këtij klubi në një qendër ku të rinjtë flasin dhe dëgjohen dhe ku idetë e tyre marrin krahë për t’u realizuar.

•  Bashkëpunimi i ngushtë me prindërit, mësuesit, qendrat rinore rajonale dhe qendrat kulturore rajonale për ndërmarrjen e nismave rinore
•  Zhvillimi dhe kultivimi i ndjenjave humane si ndihma për atë që ka nevojë, dhëmbshuria, bamirësia, respekti, dhe toleranca si vlera për të shërbyer ndaj të mirës së përbashkët dhe interesit publik.
•  Bashkëpunime dhe bashkëprodhime me median audiovizive, radio dhe televizione të vendit apo më gjerë. Zgjerimi i njohurive të përgjithshme dhe aftësive organizative, komunikuese dhe drejtuese të nxënësve.
•  Zgjerimi dhe qendrueshmëria e lidhjeve brenda vendit dhe ndërkombëtare, bashkëpunimi me me organizata të ngjashme.

Shkolla “A.Z.Çajupi”, Tiranë
EMER MBIEMER: Enxhi Nikolla
NR. TELEFONI: 0692667822
EMAIL: nikollaenxhi@yahoo.com

Shkolla “Halim Xhelo”, Vlorë
EMER MBIEMER: Pajo Canaj
NR. TELEFONI: 0699767605
EMAIL: pajocanaj@outlook.com

Shkolla “28 Nentori”, Shkodër
EMER MBIEMER: Oren Hoxha
NR. TELEFONI: 0695168730
EMAIL: hoxhaoren@gmail.com

Shkolla “Raqi Qirinxhi”, Korçë
EMER MBIEMER: Elenuar Sinanaj
NR. TELEFONI: 0699930868
EMAIL: maniola_janosinanaj@yahoo.com

Shkolla “Seit Najdeni”, Peshkopi
EMER MBIEMER: Ina Suli
NR. TELEFONI: 0688397979
EMAIL: -

Programe dhe Evente