logo Shqk

Klubi i të Rinjve Sipërmarrës

“Klubi i të Rinjve Sipërmarrës” përfaqëson një strukturë funksionale të krijuar nga nxënës, të rinj me dëshirë dhe vullnet për të mësuar rreth aktivitetit sipërmarrës; një klub ku idetë mund të sfidohen lirshëm dhe ku njohuritë e fituara nga burime të ndryshme do të shfrytëzohen për të mirën e të gjithë anëtarëve. Anëtarët do të gjejnë këtu mundësi për të përputhur nevojat me mundesi zgjidhjesh si dhe një vend për të shkëmbyer opinione.
Gjatë aktiviteteve të organizuara në klub, të rinjtë shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat, zbulojnë realitete të reja dhe marrin nisma në nivel lokal, por edhe propozojnë çështje të sipërmarrjes rinore për t’u përfshirë në politikat kombëtare. Gjatë takimeve, të rinjtë krijojnë klubin virtual të "sipërmarrësve të rinj të ardhshëm", i cili i shërben edukimit dhe ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen dhe i kontribon krijimit ndërmjet të rinjve, të një kulture të përbashkët të fokusuar biznesi.
Për arritjen e objektivave, në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokalë dhe drejtuesit e biznesit apo organizatave do të hartohen dhe dorëzohen programe për nxënësit e shkollave të mesme që kanë të bëjnë me ngritje kapacitetesh. Programet mbështeten në metodologjinë e integrimit të përvojës me koncepte themelore.
Klubi u ofron sipërmarrësve të rinj burimet dhe kapitalin shoqëror të nevojshëm për të arritur sukses dhe për krijim partneritetesh me organizata të ndryshme për të realizuar në mënyrë të efektshme arsimimin e sipërmarrësve të rinj në nivel kombëtar.

Klubi ka një program inovator dhe tërheqës, që transformon dhe zhvillon dijet dhe pikëpamjet e e nxënësve të shkollave të mesme për të kuptuar dhe besuar realisht tek aktiviteti sipërmarrës. Përmes programit, synohet që nxënësit të përvetësojnë një mendësi të avancuar në gjenerimin e ideve të biznesit dhe të trajtojnë çeshtjet e sipërmarrjes nga këndvështrimi i tregut.
“Klubi i Sipërmarrësve të rinj” është një nismë që synon të stimulojë mendimin dhe aftësitë sipërmarrëse te të rinjtë. Kjo nismë shfrytëzon të mësuarit nëpërmjet praktikës, për të nxitur nxënësit të arrijnë potencialin e tyre.
Veprimtaria e klubit përfshin seminare, diskutime të hapura dhe aktivitete të tjera intensive për të përfituar përvojë dhe kapërcyer pengesat perceptive.

“Klubi i sipërmarrësve të rinj” ofron një mundësi hyrjeje në botën e biznesit duke kombinuar një program dinamik me përvojat e drejtuesve lokalë të industrisë, sipërmarrësve dhe komunitetit. Objektivat, që orientojnë veprimtarinë e klubit për çdo pjestar të tij, janë:

•  Të ndihmojë nxënësit në zhvillimin e një mendësie të hapur për të pranuar sfidat dhe përgjegjësitë sipërmarrëse.
•  Të afrojë drejtues të biznesit dhe të komuniteteve lokale me nxënësit për të krijuar biznese të vogla reale duke promovuar frymën e inovacionit.
•  Të mbështesë të rinjtë për të transformuar idetë e tyre në sipërmarrje të prekshme që krijojnë vlerë ekonomike dhe sociale.
•  Të zhvillojë modelin e drejtuesve të nesërm të biznesit, bazuar në parimet dhe vlerat personale.
•  Të krijojë një kulturë të qëndrueshme të inovacionit në shkolla dhe komunitete.
•  Të nxisë mendimin sipërmarrës te të rinjtë, mësuesit dhe anëtarët e komunitetit.

Shkolla “A.Z.Çajupi”, Tiranë
EMER MBIEMER: Greik Kadriu
NR. TELEFONI: 0698305084
EMAIL: greik.kadriu@yahoo.com

Shkolla “Halim Xhelo”, Vlorë
EMER MBIEMER: Esra Lohja
NR. TELEFONI: 0668903486
EMAIL: esralohja@yahoo.com

Shkolla “28 Nentori”, Shkodër
EMER MBIEMER: Olgerta Mele
NR. TELEFONI: 0692104609
EMAIL: o_fot@yahoo.com

Shkolla “Seit Najdeni”, Peshkopi
EMER MBIEMER: Era Fera
NR. TELEFONI: 0682614722
EMAIL: erafera@gmail.com

Shkolla “Raqi Qirinxhi”, Korçë
EMER MBIEMER: Megi Duci
NR. TELEFONI: 0694416811
EMAIL: megi.duci@gmail.com

Programe dhe Evente