logo Shqk

Klubi i Sportit dhe Rekracionit

“Klubi i Sportit dhe Rekracionit” ka për qëllim nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në sa më shumë aktivitete sportive dhe argëtuese në dobi të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre por edhe atë të të komunitetit në përgjithësi.
Klubi ka si qëllim të motivojë të rinjtë që të angazhohen në organizimin e aktiviteteve rekreative duke kontribuar drejtëpërdrejt në rivitalizimin e jetës por edhe në rritjen e mirëqënies shëndetësore të komunitetit.
Klubi mirëpret të gjithë nxënësit dhe nxënëset të cilët i bashkon një qëllim: të qënit sportdashës dhe të shëndetshëm. Larmia e aktivitete sportive dhe argëtuese që zhvillon klubi kanë për qëllim pasurimin e jetës sociale të gjimnazistëve dhe forcimin ndër ta të tipareve të tilla të vlefshme si: bashkëpunimi, përgjegjshmëria, toleranca, fair – play, konkurenca dhe ambicja konstruktive, etj.
Ky klub mbështetet fort në veprimtarinë e tij, veçanërisht nga nxënësit që merren me sport apo të janë të apasionuar pas sportit dhe veprimtarive argëtuese, si dhe këdo që dëshiron të japë kontributin e vet në rivitalizimin e jetës komunitare.
“Klubi i Sportit dhe Rekracionit”do të jetë po ashtu një bazë e mirë për mbështetjen e aktiviteteve të përgjithshme që planifikon të organizojë shkolla në kuadrin e festave të ndryshme kombëtare si Festa e Pavarësisë, 8-Marsit, diplomimit etj.
Po ashtu, Klubi mbështet ekskursionet e ndryshme për shkëmbim eksperiencash me shkollat e e tjera apo qendrat kulturore të vendit dhe rajonit.

Misioni kryesor i Klubit është forcimi dhe zgjerimi i i kapaciteteve sportive dhe qytetare të nxënësve duke i bërë ata të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sporti në rritjen e cilësisë së jetës së përditshme përmes rritjes së nivelit të përgjithshëm të mirëqenies psikofizike Klubi synon që të kultivojë dhe përçojë tek të rinjtë dhe më gjerë mesazhin: “Një mendje e shëndoshë, në një trup të shëndoshë”.

•  Bashkëpunimi i ngushtë me prindërit, mësuesit, qendrat rinore rajonale dhe qendrat kulturore rajonale për ndërmarrjen e nismave sportive rinore.
•  Takime të nxënësve, prindërve dhe mësuesve me sportistë elitarë në disiplina të ndryshme sportive duke përçuar tek ta frymën e Olimpizmit, ndjenjën e konkurimit dhe rrugën drej arritjes së rekordeve apo rezultateve konkuruese bashkëkohore.
•  Ofrimi i njohurive bazë lidhur me sportin dhe veprimtaritë argëtuese si dhe angazhimi i të rinjve në programe trajnuese në sporte të ndryshme për t’u bërë sa më kompetitivë me moshatarët e tyre.
•  Zgjerimi dhe qendrueshmëria e lidhjeve brenda dhe jashtë vendit përmes pjesëmarrjes në veprimtari sportive si dhe bashkëpunimi me me organizata të ngjashme rajonale e më gjerë.

Ky informacion po perditesohet!

Programe dhe Evente