Kultura bashkëjetesës si proces thelbësor për parandalimin e ekstremizimit, radikalizmit dhe gjuhës së urrejtjes
Ekstremizmi i dhunshëm përbën një ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballen shoqëritë në periudhën bashkëkohore. Fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm, i cili i referohet bindjeve dhe veprimeve të individëve, të cilët mbështesin ose përdorin dhunën si instrument për të arritur qëllimet ideologjike, fetare ose politike, kërcënon sigurinë, mirëqenien dhe dinjitetin, duke cënuar të drejtat themelore të njeriut. Ekstremizmi i dhunshëm identifikon ‘armiq’, të cilët kthehen në objekt të urrejtjes dhe dhunës. Duke qenë se ekstremizmi është një konstrukt social, atëherë edhe qasja që duhet përdorur për të adresuar fenomenin, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e bazuar kryesisht tek dimensioni social.
Sjellja e individëve formësohet nga bindjet e elitës, identiteti dhe normat shoqërore.Idetë dhe praktikat e individëve, që jetojnë në një bashkësi, janë elementët të cilët krijojnë, formësojnë dhe ndryshojnë kulturën.Në këtë kontekst, një ndër institucionet kryesore që mund dhe duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në adresimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, është shkolla.Institucionet arsimore duhet të ofrojnë programe, të cilat formësojnë qëndrueshmërinë e të rinjve ndaj mesazheve të ekstremizmit të dhunshëm, duke nxitur ndjenjën pozitive të identitetit dhe përkatësisë.Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm mund të arrihet vetëm nëpërmjet promovimit të zhvillimit gjithpërfshirës, tolerancës dhe respektit për diversitetin. Një sistem arsimor, i cili respekton parimin e diversitetit, tolerancës, ndërveprimit dhe njohjes reciproke, mund të ndikojë, jo vetëm në njohjen e problematikave dhe pasojave të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, por edhe në ndërgjegjësimin e individëve për njohjen dhe respektimin e diversitetit social - kulturor.
LAJME DHE NJOFTIME
PROJEKTE
Pershkrim i seksionit.....
VEPRIMTARI PËR PARANDALIMIN E DHUNËS DHE EKSTREMIZIMIT
Dhuna dhe ekstremizmi janë fenomene me të cilat mund të përballen individë të gjinive, kulturave, prejardhjeve...
MË SHUMË
Dhuna dhe ekstremizmi janë fenomene me të cilat mund të përballen individë të gjinive, kulturave, prejardhjeve, moshave dhe statuseve të ndryshme. Duke qenë një fenomen kaq i përhapur, njohja e fenomenit, identifikimi i shkaqeve dhe menaxhimi i pasojave, edukimi, fryma e tolerancës sikurse dhe respektit reciprok, janë të gjithë elemnt të një procesi i cili duhet të përfshijë aktorë të ndryshëm, nga autoritetet, drejtuesit dhe mësuesit e deri tek nxënësit, prindërit dhe shoqëria në tërësi.
VEPRIMTARI PËRPARANDALIMIN E SJELLJEVE RADIKALISTE
Sjelljet radikaliste, të cilat në vetvete përbëjnë një shkallë më të lartë të shfaqjes së fenomenit...
MË SHUMË
Sjelljet radikaliste, të cilat në vetvete përbëjnë një shkallë më të lartë të shfaqjes së fenomenit të dhunës dhe ekstremizmit, janë disa nga problematikat bashkëkohore me të cilat përballet shoqëria sot. Duke qenë se radikalizimi në vetvete është një proces i mësuar, atëherë edhe veprimtaritë për parandalimin e sjelljeve të dhunshme duhet të fokusohen në procesin edukativ. Sistemi arsimor, kombinuar dhe me element dhe faktorë të tjerë, mund të luajë një rol kyc në adresimin e problematikave me të cilat shoqërohet ky proces. Fushatat informuese si brenda ashtu edhe jashtë shkollës, kanë efekt të drejtpërdrejt në minimizimin dhe parandalimin e sjelljeve radikaliste.
VEPRIMTARI PËR RESPEKTIMIN E DIVERSITETIT NJERËZOR
Globalizmi, emigracioni dhe imigracioni, zhvillimi teknologjik dhe i infrastrukturës së transportit ka...
MË SHUMË
Globalizmi, emigracioni dhe imigracioni, zhvillimi teknologjik dhe i infrastrukturës së transportit ka ndikuar në rritjen e ndërveprimit të aktorëve me përkatësi të ndryshme kulturore, identitare, etnike dhe fetare.Intensifikimi i komunikimit dhe ndërveprimit midis aktorëve të ndryshëm, mund të ndikojë në rritjen e shkallës së keqkuptimit dhe moskuptimit.Të gjendur përpara një realiteti të tillë, aktorët shoqërorë duhen edukuar për të respektuar diversitetin njerëzor.Shmangia e paragjykimeve, kultura e tolerancës dhe respektimi i diversitetit njerëzor duhet të jenë pjesë e programeve dhe aktiviteteve ekstra kurrikulare të sistemit arsimor.
FUQIZIMI I ORGANIZMAVE TË SHKOLLËS QË MERREN ME ETIKËN DHE SJELLJEN
Kultura e bashkëjetesës, respektimi i diversitetit, shmangia e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizimit...
MË SHUMË
Kultura e bashkëjetesës, respektimi i diversitetit, shmangia e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizimit dhe gjuhës së urrejtjes, janë procese të cilat duhet të implementohen si nga ‘lart-poshtë ashtu edhe nga ‘poshtë-lart’. Strategjia më efikase është strategjia gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër edhe vetë nxënësin.Krijimi dhe mirëfunksionimi i organizmave të shkollës që merren me etikën dhe sjelljen, qeveritë e nxënësve, sikurse dhe mekanizma të tjerë funksional të monitorimit, raportimit dhe trajtimit të çështjeve të lidhura me këto sfida, krijon sisteme të brendshme të afta për të identifikuar dhe menaxhuar këto problematika.
SHKOLLA SI MJEDIS HUMAN DHE SOCIAL, BASHKËJETUES
Institucionet arsimore janë qendra edukative por edhe sociale, të cilat ndikojnë në krijimin e...
MË SHUMË
Institucionet arsimore janë qendra edukative por edhe sociale, të cilat ndikojnë në krijimin e personaliteteve të nxënësve. Duke qene se nxënësit kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre në këto institucione, atëherë dhe gjasat për t’u ndikuar nga mjedisi përreth janë shumë të larta. Ky ndikim nuk vjen vetëm nga proceset tradicionale të edukimit por edhe në sajë të ndërveprimit me nxënës dhe aktorë të tjerë, të ngjashëm e të ndryshëm njëkohësisht. Në këtë mënyrë, sistemi arsimor mund të formësojë qëndrueshmërinë e të rinjve ndaj mesazheve të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe gjuhës së urrejtjes, duke nxitur ndjenjën pozitive të identitetit dhe përkatësisë, sikurse dhe duke ndikuar në ndërgjegjësimin e individëve për njohjen dhe respektimin e diversitetit social dhe kulturor.
AKTIVITETE
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim