Mësimdhënia, të nxënët dhe zhvillimi profesional, rrugë efektive për të nxënë gjatë gjithë jetës
Metodat e mësimdhënies dhe të nxënit sigurojnë kompetencat për të nxënit gjatë gjithë jetës te nxënësit, që lidhen me aftësitë për të menduar në mënyrë kritike dhe krijuese, aftësitë për të përballuar situata problemore, për të menaxhuar informacionin, shprehitë e punës së pavarur individuale ose në grup.Mësimdhënia bazohet në bindjen se çdo nxënës mund të jetë i suksesshëm dhe kjo nxit zhvillimin e kompetencave, siguron kushtet dhe situatat e të nxënit për të gjithë duke u bazuar në njohuritë paraprake të nxënësve dhe e planifikon të nxënit mbi bazën e tyre.Mësuesi saktëson rezultatet e pritshme të nxënësve të tij mbi bazën e kërkesave të gjithanshme të kurrikulës.
Synimi kryesor i procesit të mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë është aftësia që nxënësit të përdorin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.Partneriteti mësues-nxënës në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit rrit motivimin e nxënësve dhe krijon klimën dhe kushtet e domosdoshme për shfrytëzimin e njohurive dhe përvojave të nxënësve dhe mësuesve.Të nxënit bazohet në parimin e integrimit lëndor, i cili pasqyron integrimin e dijeve njerëzore, të cilat kurrikula e zbatuar merr përsipër t’i zhvillojë.Në këtë mënyrë, mësimdhënia kultivon të menduarit ndërlëndor. Mësimdhënie përshkohet nga parimi i përzgjedhjes, duke përdorur forma të larmishme të veprimtarive mësimore, si: përmbajtje të veçanta kurrikulare, detyra të diferencuara, projekte, burime informacioni etj. Të nxënët zhvillohet mbi bazën e burimeve të shumëllojshme të informacionit dhe TIK.luan rol të rëndësishëm në metodat e mësimdhënies. Shkollat eksplorojnë mundësitë e përdorimit të TIK-ut për të mbështetur mënyrat e mësimdhënies, por edhe hapësira për të krijuar mënyra të reja e të ndryshme të nxëni ku përfshihen sistematikisht nxënësit në eksperimente e vëzhgime, për njohjen jo vetëm të natyrës, por edhe të shoqërisë.
Mësuesi është aktori kryesor i suksesit të mësimdhënies.Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i tij mbetet kusht i domosdoshëm për arritjen e rezultateve të synuara.Për këtë arsye, kurrikula, veçanërisht, ajo e arsimit bazë, kërkon ndryshimin e formimit fillestar të mësuesve, nëpërmjet rinovimit të kurrikulës së shkollave të larta e universitare dhe ndryshimin e sistemit të formimit dhe trajnimit të mësuesve.
Drejtuesit e institucioneve arsimore, parauniversitare duhen mbështetur dhe formuar konform standardeve të reja për ta. Kompetencat e vëzhgimit, vlerësimit, përpunimit të të dhënave, të qenit model për stafin dhe sigurimi i arritjeve cilësore për shkollën në bashkëpunim me komunitetin dhe aktorët qeverisës lokalë dhe ata të shoqërisë civile, mbeten drejtimet themelore për zhvillimin e tyre profesional.
LAJME DHE NJOFTIME
PROJEKTE
Pershkrim i seksionit.....
PARIMET E MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT NË KURRIKUL
Metodat, parimet kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën mësimore pasiqë ato përcjellin ecurinë e...
MË SHUMË
Metodat, parimet kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën mësimore pasiqë ato përcjellin ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Ato konsiderohen të jenë mënyrë, mjet dhe formë veprimi në procesin e zhvillimit të një ore mësimore. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime edukative -arsimore.Synimi kryesor i procesit të mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë është aftësia që nxënësit të përdorin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.Të nxënët në kurrikull është tërësia e përvojave të të nxënit, me qëllim qënxënësittë përftojnë aftësitë dhe njohuritë e përgjithshme në mjedise të ndryshme ku mësohet.
MJEDISET FIZIKE TË SHKOLLËS NË FUNKSION TË TË NXËNIT
Mjediset fizike në shkollë janë në funksion të të nxënit dhe klasa, është element themelor në...
MË SHUMË
Mjediset fizike në shkollë janë në funksion të të nxënit dhe klasa, është element themelor në realizim të procesit edukativo-arsimor, është një sistem organizues i ndërlikuar, kompleks dhe i hapur.Kjo rrjedh nga fakti se krijimi i klases funksionale me një strukturë të projektuar, do të thotë prani e dimensioneve pedagogjike më relevante të cilat e determinojnë klasën si bashkëkohore në procesin e të nxënit. Qëllimi dhe detyra kryesore e e mjediseve fizike është të mundësojnë aktivitete të cilat do të kontribuojnë për arritje dhe rezultate të larta të nxënësve. Mjediset sportive luajnë njërol të rëndësishëm në zhvillimin e procesit mësimor dhe e tij fizik duke u përdorur edhe në aktivitete të ndryshme sportive.
ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSUESVE
Mësuesi është aktori kryesor i suksesit të mësimdhënies. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional...
MË SHUMË
Mësuesi është aktori kryesor i suksesit të mësimdhënies. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i tij mbetet kusht i domosdoshëm për arritjen e rezultateve të synuara. Për këtë arsye, kurrikula, veçanërisht, ajo e arsimit bazë, kërkon ndryshimin e formimit fillestar të mësuesve, nëpërmjet rinovimit të kurrikulës së shkollave të larta e universitare dhe ndryshimin e sistemit të formimit dhe trajnimit të mësuesve. Trajnimet profesionale janë një hallkë kryesore në zhvillimin dhe ngritjen profesionale të mësuesve.
ZHVILLIMI PROFESIONAL I DREJTUESVE TË INSTITUCIONEVE ARSIMORE
Drejtuesit e institucioneve arsimore, parauniversitare duhen mbështetur dhe formuar...
MË SHUMË
Drejtuesit e institucioneve arsimore, parauniversitare duhen mbështetur dhe formuar konform standardeve të reja për ta.Kompetencat e vëzhgimit, vlerësimit, përpunimit të të dhënave, të qenit model për stafin dhe sigurimi i arritjeve cilësore për shkollën në bashkëpunim me komunitetin dhe aktorët qeverisës lokalë dhe ata të shoqërisë civile, mbeten drejtimet themelore për zhvillimin e tyre profesional.
AKTIVITETE
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim