QËLLIMI I PROJEKTIT
Projekti“New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment” realizohet membështetjen financiare tëProgramit Italo - Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, IADSA II". Projekti zgjat 20 muaj dhe zbatohet nga Bashkia e Kurbinit në partneritet me Qendrën Youth Act.
Një studim i bërë në rrethin e Kurbinit në përgjithësi tregon se mungesa e aktiviteteve sociale, sportive e kulturore, mungesa e nismave të organizatave jofitimprurëse, mungesa e mundësive për punësim, zhvillimi me hapa gjigandë të ekonomisë informate etj.nxit që në moshë të hershme disa sjellje dhe qëndrime që janë larg parimeve të shoqërisë demokratike.
Gjithashtu ne besojmë në vlerën e shtuar të arsimit. Pra, kur investohet në arsim më të mirë investohet në një të ardhme më të mirë për të rinjtë e qytetit dhe për një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Për këto arsye, ky projekt synon krijimine një mjedisi më të mirë për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras si dhe ndërgjegjësimine prindërve, të mësuesve e të nxënësve mbi mundësitë e zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme e sociale.
website: youthact.al
Facebook: Qendra Youth Act
Tel. +355 6933 15 551
TARGET GRUPI
Nxënësit e shkollës “Migjeni” - Mamurras
Stafi i shkollës “Migjeni” - Mamurras
Prindër
Komuniteti i qytetit të Mamurrasit
Komuniteti i Rrethit të Kurbinit
LAJME DHE NJOFTIME
OBJEKTIVAT DHE REZULTATET E SYNUARA
OBJEKTIVAT E PROJEKTIT
Krijimi i një ambienti të përshtatshëm e cilësor për edukimin e brezave si dhe angazhimin e tyre në qendra komunitare.
Angazhimi i të rinjve në aktivitete që promovojnë tolerancën, gjithëpërfshirjen si dhe identifikimin e talenteve.
Ndërgjegjësimi i mësuesve dhe prindërve mbi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëveprimit me të rinjtë me qëllim nxitjen drejt njëshoqërie me shanse të barabarta e demokratike.
REZULTATET E SYNUARA
Nxënësit e shkollës “Migjeni” kanë një mjedis të përshtatshëm e cilësor për edukimin e tyre.
Përmirësim të ambienteve kulturore, sportive e sociale që synojnë angazhime shoqërore.
Përmirësimtë cilësisë së edukimit dhe të bashkëpunimit në grup.
Përmirësim të aftësive vepruese e nxitësve të mësuesve e prindërve lidhur me edukimin e zhvillimin social të fëmijëve.
Përmirësim të kushteve për zhvillim të tolerancës e përfshirjes së komunitetit në jetën sociale.