Në muajin tetor të vitit 2020 u organizua aktivitete vullnetare me fokus shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Rrethit Kurbin si dhe në bashkëpunim me institucione të tjera u identifikuan disa familje në nevojë në Laç e Mamurras.
Përveç seancave të trajnimit mbi përfitimin e njohurive të ndryshme si dhe forumeve ndërgjegjësuese për angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, të rinjtë e Kurbinit u nxitën për aktivizim në shërbime në dobi të komunitetit të tyre. Të tilla aktivitete synojnë rritjen e ndërgjegjësimit jo vetëm të të rinjve për bashkëpunim e kontribut shoqëror. Bashkëpunimi, solidariteti, tolerance kanë qenë në fokus të të gjitha aktiviteteve të parashikuara në këtë projekt. Angazhimi i të rinjve në vullnetarizëm forcon tek ata frymën e bashkëpunimi dhe të aktivizimit social. Nga ana tjetër, i kthen ata në modele pozitive edhe për pjesën tjetër të komunitetit duke dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik e psikosocial.