Universiteti Barleti me anë të Akademisë së Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti pjesë e Barleti Training and Testing Center (BTTC) nënshkruan më 21 Prill 2021 marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën për Arsim Cilësor.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi palët do të organizojnë aktivitete të përbashkëta me nxënësit dhe mësuesit për të përforcuar qasjet bashkohore të një arsimi cilësor, por dhe marrin pjesë si partnerë në një sërë projektesh me fokus fuqizimin e të rinjve dhe formimin profesional të mësuesve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizohen në mënyrë të vazhdueshme evente, me fokus, jo vetëm kontributin në përfocimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, por edhe të formojnë dhe trajnojnë nëpërmjet programeve të posaçme të rinjtë, për tu përballur si duhet me sfidat e kohës për një formim kompleks të tyre.