Ndërgjegjësimi i nxënësve për të përballuar situatat e paparashikuara

Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: “Shkollat për Shëndetin” në Durrës
27/10/2020
Ndërgjegjësimi i nxënësve për të përballuar situatat e paparashikuara si tërmeti dhe pandemia
29/10/2020

Ndërgjegjësimi i nxënësve për të përballuar situatat e paparashikuara

Në kuadër të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili zbatohet nga Bashkia Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act, u zhvillua me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, aktiviteti me temë “Ndërgjegjësimi i nxënësve për të përballuar situatat e paparashikuara si tërmeti dhe pandemia”.

Gjatë këtij takimi psikologia bëri disa demonstrime në klasë të teknikave dhe qasjeve të ndryshme terapeutike përmes aplikimit të praktikave direkte me fëmijët, me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor, fizik dhe mirëqënies individuale për të përballuar situatat e paparashikuara si tërmeti, pandemia etj. Në përfundim të këtij aktiviteti të gjithë nxënësit pjesëmarrës u pajisën me certifikata.