Projekti – Lëvizja “Rini aktive”

Trajnim me kredite ONLINE për mësuesit dhe drejtuesit arsimor
23/11/2020
Aktivitet : “Local Youth Workshops “Regional Youth Compact for Europe – We are Europeans”
15/12/2020

Projekti – Lëvizja “Rini aktive”

Lëvizja RINI AKTIVE iniciuar nga Shoqata Barleti në partneritet me Universitetin Barleti dhe Qendrën Youth Act , synon ngritjen e një programi kombëtar që vë në qendër mirëqënien mendore dhe fizike të nxënësve të arsimit parauniversitar, duke rikthyer vëmendjen e munguar në elementë të tillë si: sporti/ aktiviteti fizik, shëndeti, edukimi social dhe argëtimi.

Ne besojmë se fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet të ndihmohen të ndryshojnë qasjen ndaj sportit/aktivitetit fizik, edukimit, argëtimit duke përmirësuar në mënyrë direkte shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Lëvizja do të mbledhë bashkë drejtues dhe mësues të edukimit fizik të  insitucioneve arsimore në mbarë vendin, që ndajnë të njëjtin besim dhe që mendojnë se mund të japin një kontribut brenda komuniteteve të tyre lokale.

Lëvizja do të shtrihet ne mbarë Shqipërinë dhe do të fokusohet në sektorët e sportit, shëndetit , edukimit dhe argëtimit.

Rezultatet e pritshme janë :

  • Rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve mbi rëndësinë e aktivitetit fizik në shëndetin e çdo individi.
  • Përfshirja e sa shumë fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete lëvizore e sportive.
  • Rritja e kapacitetit të drejtuesve dhe mësueve të edukimit fizik të institucioneve arsimore parauniversitare, në mbarë vendin mbi risitë dhe programet bashkëkohore për një edukim fizik gjithëpërfshirës.
  • Pasurimin e kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinjve me aktivitete të shëndetshme, argëtuese dhe edukative.
  • Përmirësimi i programeve mësimore edukative për nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar.
  • Organizimin e aktiviteteve sportive, turneve, kampionateve apo aktiviteve rekreative periodike në nivel lokal apo kombëtar.
  • Ngritja e Shoqatave Sportive të shkollave fillore dhe të mesme të Shqipërisë, si stuktura shtesë në mbështetje të institucioneve arsimore për realzimin dhe konsolidimin e kësaj lëvizjeje në të ardhmen .

Ftojmë të gjithë drejtuesit e intitucioneve  e arsimit të ulët dhe të mesëm dhe mësuesit e edukimit fizik,  t’i bashkohen kësaj inisiative duke plotësuar Manifestin që e gjeni më poshtë dhe nisur ne adresen e-mail: [email protected]  /[email protected]  ose konfirmos me një e-mail pjesmarrjen tuaj në këtë lëvizje !

#BashkohuMeNe  #LëvizjaRiniAktive #ShoqataBarleti #UniversitetiBarleti #YouthAct