logo Shqk

Takim ne shkollen e mesme publike “A.Z.Cajupi” - Tirane

Takim  ne shkollen e mesme publike “A.Z.Cajupi” - Tirane

Diten e marte ne daten 14 korrik 2015, grupi i koordinatoreve implementues te projektit IADSA -“Shkolla Qender Komunitare” u takuan me perfaqesuesit e gjimnazit “A.Z.Cajupi” ku paten kenaqesine, qe per me shume se dy ore te diskutojne me drejtoreshën e kesaj shkolle znj. Margarita Shatro, nendrejtoreshat znj. Suareza Jaka dhe Edlira Kodheli, mesuesen e edukimit fizik znj. Irida Cocoli, mesueset e teknologjise së informacionit znj. Fiorentina Sila dhe mesueset e shkencave sociale znj. Eva Filolli.

Grupi i koordinatoreve u beri me dije drejtuesve dhe mesuesve te kesaj shkolle projektin, i cili ishte ne vija te pergjithshme i njohur prej tyre si dhe paraqiti piketat kryesore ku do te fokusohet projekti i shkolles komunitare per gjimnazin publik “A.Z.Cajupi”, i cili do te konsistoje ne zhvillimin e komponentit te rekreacionit dhe sportit.

Drejtoresha e kesaj shkolle na paraqiti aktivitetet e larmishme qe kishin zhvilluar nder vite nxenesit dhe mesuesit e ketij gjimnazi qe nga cmimet e para te akorduara nga Delegacioni i BE-se ne vendin tone, per konkursin “Te njohim BE-ne”, ne fitoren e minikupes te futbollit midis gjimnazisteve e deri tek kampionati Evropian në fuqi për lojen e Bilardos. Nje pune të perkushtuar keta mesues kane bere duke ngritur kendin e biologjise, kendin e letersise, kendin e ricikluesve dhe te dy ekipe sportive, te futbollit per meshkujt e volejbollit per femrat.

Ne kete vizite u diskutua gjeresisht rreth mundesise se zhvillimit te aktiviteteve qe kane ne fokus sportin dhe rekreacionin e per kete qellim u vezhguan ambientet sportive te kesaj shkolle. Nga vizita e ambienteve u konstatua, se ky gjimnaz ka dy ambiente të jashtme, njerin para shkolles dhe tjetrin ne pjesen e pasme si dhe nje palester me dy salla zhveshjeje. Palestra nuk kishte instalime elektrike dhe ishte pothuajse plotesisht e mbuluar nga lageshtia. Ndersa ambientet e jashtme ishin të pashtruara dhe rrethimi i tyre nuk ishte aq i larte sa duhet, duke rrezikuar qe gjate zhvillimit te aktiviteteve sportive nje pjese e bazes materiale te dale pertej ambienteve.

Ky takim i pare u karakterizua nga një fryme bashkepunimi dhe interesi dypalesh duke lene keshtu hapesira per takime te tjera po kaq te frytshme gjate implementimit te projektit.