logo Shqk

Takim në shkollën e mesme publike “Raqi Qiranxhi” – Korçë

Takim në shkollën e mesme publike “Raqi Qiranxhi” – Korçë

Në datën 04.11.2015, në kuadër të projektit të MAS në bashkëpunim me IADSA “Shkolla qendër komunitare – Ekosistemi i edukimit të qëndrueshëm”, u zhvillua në shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi” në Korçë takimi për prezantimin dhe promovimin e Klubeve të nxënësve.

Grupi i punës, u prit nga drejtoresha e shkollës znj. Keti Qirinxhi dhe mësuesit koordinatorë. Më pas grupi i punës prezantoi tek nxënësit tematikat e klubeve të nxënësve së bashku me aktivitetet specifike të cilat mund të ndërmerren në kuadrin e tyre. Nxënësit treguan interes për pjesëmarrje në klube të ndryshme si dhe bënë pyetje rreth mënyrës së funksionimit të tyre. Në fund u shpërndanë formularët e shprehjes së interesit nga ana e nxënësve për pjesëmarrje në klubet e nxënësve.