logo Shqk

Shkolla “A. Z. Çajupi”, Tiranë merr çmimin e veçantë të “Mirënjohjes” për pjesëmarrjen dhe kontributin në “Panairin i Shkencës dhe Kulturës”- 2015, Kosovë

Shkolla “A. Z. Çajupi”, Tiranë merr çmimin e veçantë të “Mirënjohjes” për pjesëmarrjen dhe kontributin në “Panairin i Shkencës dhe  Kulturës”- 2015, Kosovë

Më datat 28-29-30 Nëntor, 2015 shkolla “A.Z.Çajupi” mori pjesë ne “Panairin e Shkencës dhe Kulturës”, që u organizua në komunën e Vushtrrisë - Kosovë me pjesëmarrje të gjimnazeve nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe Rajonit më gjerë. Panairi u organizua nga “Lëvizja Koha” me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Komunës së Vushtrrisë, Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Ndërkohë që është viti i katërt i organizimit të ketij eventi, e veçanta e këtij viti ishte rezonanca rajonale që i dha sidomos prezenca e gjimnazit “A.Z.Çajupi” nga Tirana, duke përfaqësuar në këtë rast edhe Shqipërinë, sikurse edhe gjimnazet nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.

Panari kishte për qëllim prezantimin e projekteve të pergatitura nga nxënësit me fokus shkencën dhe kulturën. Shkolla “A.Z.Çajupi”, me mbështetjen e projektit IADSA ‘Shkolla Qendër Komunitare’ u përfaqësua nga mësuesja Eva Filolli, Koordinatore e projektit SHQK për shkollën “A.Z.Çajupi”, mësuesi i letërsisë Nazif Agalliu së bashku me 4 nxënës të cilët prezantuan dy projekte të rëndësishme të përgatitura nga nxënësit e shkollës “A.Z.Çajupi” në kuadrin e projektit shkolla qendër komunitare. Për pjesëmarrjen dhe kontributin e veçantë në këtë Panair shkolla “A.Z.Çajupi” mori edhe çmimin e veçantë të ‘Mirënjohjes’ që u nda nga organizatorët pas një votimi të përgjithshëm nga shkollat e pranishme.

Gjatë tre ditëve të Panairit, nxënësit patën mundësinë të shkëmbenin përvoja e të krijonin kontakte me bashkëmoshataret e tyre nga gjimnazet e rajonit duke krijuar lidhje personale të cilat i sherbejnë vendosjes së bashkëpunimeve dhe partneritete të natyrshme mes shkollave në të ardhmen. Në shenjë themelimi të një bashkëpunimi të tillë nxënësit e shkollës “A.Z.Çajupi” - Tiranë ftuan në një vizite pune në Tiranë nxënësit e shkollës “Kuvendi i Arbrit” – Ferizaj me qëllim krijimin e projekteve të binjakëzimit mes këtyre dy shkollave. Ky event i shërbeu edhe shkëmbimit të përvojave dhe kontakteve mes mësuesve të shkollave të pranishme të cilët ndanë edhe perspektiva të ndryshme rajonale mbi çështje të rëndësishme të arsimit parauniversitar dhe nevojës urgjente për ta afruar shkollën me nevojat dhe burimet e komunitetit.