logo Shqk

Gjimnazin “Said Najdeni”, Shkollë e Hapur për Komunitetin

Gjimnazin “Said Najdeni”, Shkollë e Hapur për Komunitetin

Në datën 11 dhjetor 2015 në kuadër të projektit të IADSA në bashkëpunim me MAS,“Shkolla Qendër Komunitare” – Ekosistemi i edukimit të qëndrueshëm, u zhvillua një aktivitet në shkollën e mesme publike “Said Najdeni” në Peshkopi. Si një nga shkollat target të projektit SHQK dhe në shenjë të ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shkolla kishte organizuar një seri aktivitetesh me temë ‘Shkolla e hapur për komunitetin’. Nxënësit kishin përgatitur ekspozitë të vizatimeve konceptuale të realizuara nga vetë nxënësit, duke dekoruar mjediset brendshme të shkollës. Në vijim, klasat sportive kishin organizuar ndeshje basketbolli në palestrën e shkollës. Një aktivitet i lidhur ishte ai i ekspozimit të gatimeve dhe produkteve tipike të zonës se Peshkopise nga vetë nxënësit.

Ekipi u takua fillimish me Drejtorin e shkollës Z. Fariz Cibaku dhe ekipin e mësuesve koordinatorë për të diskutuar lidhur me vijimësinë e punës në zbatim të projektit. Hapjen e aktiviteteve të shkollës e bëri Drejtori i cili kishte përgatitur një fjalë përshëndetëse për të pranishmit në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Kryetari i Bashkisë Z. Shkukri Xhelili, Drejtoresha e zyrës rajonale të Worldvision si dhe zëvendës ambasadori Hollandez.

Gjatë këtij takimi u organizuan dhe aktivitete për aktivizimin e nxënësve në klube të ndryshme si ai i Kreativitetit, i Rinisë Aktive, i Sipërmarrjes etj ne kuadër të projektit. Këto aktivitete konsistuan kryesisht në mbledhjen e nxënësve të interesuar për këtë klube dhe trajnimin e tyre lidhur me tematiken e zgjedhur. Gjithashtu, në kuadër të projektit u shpërnda një fond prej 200 librash ekstrakurrikular për bibliotekën e shkollës. Në kuadër të projektit 200 nxënës të kësaj shkolle do te perfitojne Karta Rinore Evropiane falas te cilat do te shperndahen nga qendra “Youth Act”. Stafi i kësaj qendre realizoi ndërkohe shpërndarjen e formularëve për përfitimin e kartës nga nxënësit. Grupi i punës ka zhvilluar disa takime me bizneset në qytetin e Peshkopisë dhe së shpejti do lidhen bashkëpunime me to për të ofruar zbritje çmimesh për nxënësit dhe rininë që paisen me kartën rinore në këtë qytet. Me ndihmën e këtij projekti do të ofrohen më shumë mbështetje dhe lehtësira për nxënësit dhe të rinjtë në Peshkopi.