logo Shqk

Promovimi i Qendrës Burimore gjatë DITËVE TË HAPURA në shkollën “Raqi Qirinxhi“

Promovimi i Qendrës Burimore gjatë DITËVE TË HAPURA në shkollën “Raqi Qirinxhi“

Në datën 5 mars 2016, u zhvillua në mjediset e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”- Korçë, aktiviteti “DITËT E HAPURA”. Gjatë këtij aktiviteti u promovua dhe Qendra Burimore nga përfaqësuesja e Universitetit “Marin Barletit”. Qendra Burimore është një hapësirë, e cila ofron jo vetëm informacion, pajisje dhe mbështetje, por shërben si një strukturë brenda shkollës “Raqi Qirimxhi”, për organizimin e konferencave dhe seminareve të ndryshme, apo të mbledhjeve me stafin e shkollës, me prindërit, si dhe për kurse të ndryshme me nxënësit e shkollës.

Vlen për tu theksuar, se Qendra Burimore vihet në dispozicion për komunitetin, duke u shndërruar në një hapësirë shumë funksionale.