logo Shqk

Vizita ne shkollen “Halim Xhelo” -  Vlore

Vizita ne shkollen “Halim Xhelo” -  Vlore

Në kuader te projektit te MAS ne bashkepunim me IADSA ‘Shkolla qender komunitare – Ekosistemi i Edukimit te Qendrueshem ne daten 16.07.2017 u zhvillua vizita e pare e grupit të punes ne shkollen “Halim Xhelo”- Vlore (shkolle ‘target’ e projektit).

Ne kete takim grupi i punes u prit nga Drejtoresha e shkollës znj Anka Cullaj, nendrejtoresha e shkolles dhe mesuesja e TIK. Qellimi i ketij aktiviteti ishte vendosja e kontakteve mes grupit të punes pergjegjs per zbatimin e projektit dhe drejtorine dhe stafin mesimor te shkolles. Gjate takimit u shkembyen ide te vlefshme lidhur me zhvillimin e projektit si dhe u diskutua ne lidhje me linjat qe do te ndiqen për periudhen e zbatimit te projektit. Gjithashtu u realizua percaktimi i koordinatoreve pergjegjes te shkolles per projektin.

Aktiviteti vazhdoi me mbledhjen e te dhenave persa i përket ambienteve te brendshme dhe ato perreth shkolles si dhe u analizua situata aktuale e shkolles lidhur me komponentin kryesor të projektit (ICT dhe Inovacion) me qellim planifikimin e punes lidhur me aktivitetet ne vijim.