logo Shqk

Ora e hapur me prindër: Mbi marrëdhëniet Prind - Fëmijë - Mësues

Ora e hapur me prindër:  Mbi marrëdhëniet Prind - Fëmijë - Mësues

Risia e këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e gjerë e prindërve dhe e aktorëve të tjerë të komunitetit. Gjatë aktiviteti në një nga klasat e katit të tretë të gjimnazit u zhvillua ora e hapur me prinderit “Mbi marrëdhëniet Prind - Fëmijë - Mësues”. Prindërit dëgjuan me interes psikologen e shkollës dhe me ndërhyrjet dhe pyetjet e tyre e bënë akoma më interesant diskutimin. Ora e hapur lidhej dhe me një nga komponentët e shkollës komunitare, që ka të bëjë me realizimin e ndërhyrjeve dhe krijimin e modeleve të reja të udhëheqjes dhe qeverisjes si: përfshirja e prindërve, bashkëpunimi i tyre me shkollën , zgjidhja e problemeve të ndryshme si, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe e konflikteve që ata mund të kenë ata me prindërit apo me mësuesit e tyre.