logo Shqk

Vizita në shkollën “Said Najdeni”- Peshkopi

Vizita  në shkollën “Said Najdeni”- Peshkopi

Ne daten 22.07.2017, ne kuader te projektit te MAS ne bashkepunim me IADSA “Shkolla qender komunitare – Ekosistemi i edukimit te qendrueshem”, u zhvillua vizita e pare e grupit te punës ne shkollen “Said Najdeni”- Peshkopi, nje nga shkollat ‘target’ te projektit.

Qellimi i kesaj viziteje ishte vendosja e kontakteve te grupit te punes pergjegjes per realizimin e projektit me drejtorine dhe stafin mesimor te shkolles, identifikimin e kordinatoreve te mundshem prane shkolles si dhe linjat kryesore pergjate te cilave do te zhvillohet projekti. Ne takim ishin te pranishem, perveç pjesetareve te grupit te punes, drejtori i shkolles z. Fariz Cibaku si dhe mesuesja e biologjise znj. Diana Hoxha.

Grupi i punes vizitoi ambientet e brendshme te shkolles si dhe ato rreth saj. Gjithashtu gjate takimit u shkembyen ide lidhur me zhvillimin e projektit dhe u mblodhen te dhena paraprake te cilat i sherbejne fotografimit te situates aktuale te shkolles lidhur me komponentin kryesor te projektit me qellim planifikimin e punes dhe aktiviteteve ne vijim.