logo Shqk

Kreativiteti i të rinjve gjatë festivalit të Ideve Rinore 2016

Kreativiteti i të rinjve gjatë festivalit të Ideve Rinore 2016

Festivali i Ideve Rinore pati pjesëmarrje masive nga të rinjtë e shkollave të mesme të vendit. Mbi skenën e përgatitur në oborrin e brendshëm të Muzeut Historik Kombëtar, performuan grupet e nxënësve me valle tradicionale, me kërcime moderne, me interpretime të grimcave teatrale, skeçe apo edhe me improvizime të sfidave midis këngëtarëve të vegjël.

Kreativiteti i të rinjve gjatë festivalit të Ideve Rinore 2016

Kreativiteti i kantautorëve të rinj shqiptarë u vendos përballë bashkëmoshatarëve nga trevat e Kosovës dhe Maqedonisë prezent në aktivitet. Klubet e pikturës nga shkolla të ndryshme, si edhe nga Liceu Artistik “Jordan Misja” u përkushtuan mbi telajon e madhe dhe realizuan një punim të përbashkët me titull temën Qyteti im. Me kureshtje të veçantë u ndoqën punimet tradicionale të nxënësve në realizimin e punimeve me dorë në fushat e pocerisë dhe qëndistarisë nga “Shkolla e bashkuar e Farkës” dhe gjimnazit “Gramoz Palushi”. Këto aktivitete patën publik nga të gjithë pjesëmarrësit dhe krijuan një atmosferë të vërtetë festive e rinore.