logo Shqk

Njihe evropën përmes bashkëmoshatarëve të tu

Njihe evropën përmes bashkëmoshatarëve të tu

Mbi temën “Njihe Evropën përmes bashkëmoshatarëve të tu”, një grup të rinjsh evropianë nga Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Britania e Madhe, Rumania, Spanja u takuan në Festivalin i Ideve Rinore në Tiranë, në kuadër të programit Evropa për Qytetarët. Ata diskutuan mbi situatën aktuale në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. Ndër temat e tjera për të cilat u diskutua, ishin të drejtat e shtetësisë dhe të pjesëmarrjes efektive në jetën demokratike, në një shoqëri gjithnjë e më shumë multikulturore. Evropianët e Rinj patën mundësinë të shkëmbenin ide me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë, si dhe të merrnin pjesë në disa prej aktiviteteve kulturore dhe artistike të Festivalit të Ideve Rinore.