logo Shqk

Platforma inovative të edukimit virtual

Platforma inovative të edukimit virtual

Workshop-i me titull “Platforma Inovative Të Edukimit Virtual”, u organizua si pjesë e projektit IADSA Shkolla Qëndër Komunitare, dhe u realizua nga specialisti i teknologjisë së edukimit virtual z. Erlis Hasa në sallën “Kostandin Shpataraku”, të Muzeut Historik Kombëtar. Festivali i Ideve Rinore, me anë të këtij workshop-i, kërkon të theksojë rëndësinë mbi përdorimin e teknologjive të informimit dhe të komunikimit në shkollë dhe të nxisë bashkëveprimin midis mësuesve, nxënësve e prindërve në një rrjet të gjerë të edukimit online. Komunikimi nëpërmjet platformave të të nxënit virtual, përkrah zhvillimit teknologjik e inovativ, do të mundësojë eksperienca të larmishme edukimi dhe rritjen e kënaqësisë në procesin e të nxënit. Të shumtë nxënësit pjesëmarrës të cilët bënë pyetje të ndryshme dhe kërkuan informacione për të shtuar njohuritë mbi këtë temë aktuale dhe rinore.