logo Shqk

Bashkia e Tiranës do të mbështesë sipërmarrjen rinore

Bashkia e Tiranës do të mbështesë sipërmarrjen rinore

Eventi dyditor me titull “Festivali i Ideve Rinore” u mbajt në Tiranë, në datat 23 dhe 24 maj tek Muzeu Historik Kombëtar. Ky aktivitet u organizua nga Instituti AIPA në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe me partnerë të tjerë. Në të u promovuan njohuritë, kreativiteti dhe produktiviteti i të rinjve të të gjithave shkollave të mesme publike dhe jopublike si pjesë e funksionimit të Shkollave Qendër Komunitare. Pati gjithashtu pjesëmarrje dhe nga shkollat të rajonit si Kosova dhe Maqedonia.

Nxënësit paraprakisht patën prezantuar nëpërmjet Konkursit të Ideve Rinore, ide nga më të ndryshmet, duke nxitur dhe stimuluar krijimin e praktikave më të mira te shkollës si qendër komunitare. Aktiviteti u përshëndet dhe u përkrah nga Bashkia e Tiranës, e cila njoftoi se do të mbështesë fuqimisht nismat e reja, idetë për biznes apo sipërmarrjet e rinore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj gjatë fjalës përshëndetëse në çeljen e aktivitetit, inkurajoi të gjithë të rinjtë që të guxojnë e të jenë të vendosur për t’i realizuar idetë e tyre.