logo Shqk

Aktivitet me Nxënësit Konkurrues

Aktivitet me Nxënësit Konkurrues

Festivali i Ideve Rinore gjeti përkrahjen dhe angazhimin e organizatës jo-fitimprurëse Youth Act të cilët janë nismëtarë të klubit Nxënësit Konkurrues. Organizata synon të fuqizojë të rinjtë dhe rolin e tyre aktiv në jetë, në familje, në shoqëri, në marrëdhënie me mjedisin e në zhvillimin politiko-ekonomik të vendit. Për të arritur një bashkëpunim sa më të mire, organizata realizoi disa sesione informuese mbi programet rinore që ata kanë në nivel lokal dhe evropian.

Disa nga sesionet patën për qëllim orientimin e të rinjve mbi trajnimet e programit Erasmus +, në mënyrë që ata të përfitojnë dhe të angazhohen në këto iniciativa evropiane. Youth Act propozoi për të rinjtë, mundësinë e aktivizimit si vullnetar lokal për shoqata apo organizata shqiptare dhe të huaja.

Youth Act është themeluar në korrik 2013 me qendër në Tiranë me bindjen se të rinjtë janë e ardhmja e vendit, synon të jetë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, për zhvillimin dhe integrimin e rinisë shqiptare në edukim, në ekonomi, në një shoqëri globale.