logo Shqk

Përmirësimi i Ambjenteve në Shkolla

Përmirësimi i Ambjenteve në Shkolla

Në fokus të projektit IADSA “Shkolla Qendër Komunitrare”, i cili është i mbështetur nga Ministria e Arsimit, do të jenë ndërhyrjet për riparimin dhe përmirësimin e ambjenteve të shkollave. Projekti që shtrihet në 5 shkolla në disa qytete të Shqipërisë do të ndërhyjë për t’ju ofruar sa më shumë komoditete të rinjve që studiojnë pranë shkollave të Tiranës, Peshkopisë, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës.

Do të ndërhyet në ambientet shkollore, sidomos palestrat, për të shmangur të gjitha problemet evidente si lagështira apo dhe kushtet e brendshme të këtyre Ndërhyrjet do të nisin me rregullimin e ambientit duke përfshirë lyerjen e sallave dhe eliminimin e lagështirës ambienteve dhe më tej do të bëhet pajisja e tyre me mjetet e duhura. Palestra do të pajiset me topa të rinj, kosha basketbolli, rrjeta volejbolli, etj.

Më tej mendohet të bëhet një ndërhyrje në sallat e informatikës të shkollave, ku do të krijohet ICT korner që është një mini kënd, një mini laborator, e i pajisur me kompjutera të reja dhe do të vihet ne dispozicion të nxënësve që do të kenë mundësi të punojë e të bëjë eksperimente të ndryshme në mënyrë që të aplokojnë pjesën teorike dhe laboratorike. Laboratori Rinor i Elektronikës (LRE) do të jetë një ndër elementët kryesorë në integrimin e teknologjisë në ambientet shkollore, me qëllim informatizimin e procesit mësimor dhe edukativ.