logo Shqk

Ditët e hapura të shkollës qendër komunitare në shkollën “28 Nëntori” - Shkodër

Ditët e hapura të shkollës qendër komunitare në shkollën “28 Nëntori” - Shkodër

Në datë 22 Maj 2017 Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Shkolla “28 Nëntori”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të mbështetur financiarisht nga Programi IADSA në Shqipëri, organizuan aktivitetin me titull: Ditët e Hapura të Shkollës Qendër Komunitare në shkollën “28 Nëntori”.

Ditët e hapura të shkollës qendër komunitare në shkollën “28 Nëntori” - Shkodër

Kjo ditë e hapur pati për qëllim organizimin e një sërë aktivitetesh mësimore, kulturore, artistike, sportive e krijuese në ambientet e shkollës me përfshirje të gjerë dhe me bashkëpunim me aktorë të rëndësishëm te komunitetit për të realizuar qëllime të përbashkëta.

Ditët e hapura të shkollës qendër komunitare në shkollën “28 Nëntori” - Shkodër

Përpara fillimit të konferencës të ftuarit u shoqëruan nga nxënësit në ambientet e shkollës ku po zhvilloheshin aktivitetet e “Ditës së Hapur:”
Klubi i librit në klasën dixhitale (ambient: Klasa 11 C)
Lojëra sportive brenda (shah, pingpong, ambient palestra e shkollës) dhe jashtë mjediseve të shkollës (terreni sportiv) lojëra sportive.
Prezantim Seksioni dygjuhësh italo – shqiptar ( ambienti: klasa 11A)
Prezantime: Klubet rinore dhe bashkëpunimet. (ambienti: klasa 11B)
Prezantim i dy projekteve për realizim:
Qendra Burimore për luftën ndaj drogave dhe parandalimin e HIV-AIDS
Portali i gjimnazit Shkolla Qendër Komunitare (SHQK)

Ditët e hapura të shkollës qendër komunitare në shkollën “28 Nëntori” - Shkodër

Trajnime të nxënësve nga prindër (4 prindër me tematikë: gjithë përfshirjen, aspekte të ekonomisë një biznes i suksesshëm, mjek, inxhinier e mësues, ambienti: Klasat 12B, 12Ç, 11Ç, 10B

Konferenca nisi në orën 11:30 dhe u moderua nga mësuesja Alketa Banushi që prezantoi programin e “Ditës së Hapur” dhe folësit. Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e shkollës “28 Nëntori”, Znj. Albana Bushati. Vijuan fjala përshëndetëse e Kryetares së Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi; përshëndetje nga përfaqësuesja e komunitetit të prindërve, Rita Brahimi, ish nxënës i shkollës mjeku i njohur Artur Vukatana; drejtuesja e zyrës shkollore pranë Ambasadës Italiane Znj. Lucia Cucciarelli dhe e drejtuesit të DAR-Shkodër.