Shkolla komunitare si qendra kryesore në ekosistemin e edukimit
Ndryshimet e vazhdueshme ekonomike, politike dhe sociale natyrisht ndikuan dhe në qëndrimet dhe krijimin e një mentaliteti të vijueshëm që shkollat duhet të shërbejnë si qendra komunitare, ku spikat së pari qëndrimi që nëpërmjet shkollës si “qendër komunitare” të edukohet demokracia dhe të kultivohen në mënyrë të efektshme te fëmijët, mësuesit dhe prindërit, pra te komuniteti dhe shoqëria në tërësi, përgjegjësi të tilla si: pjesëmarrja dhe vendimmarrja në ndërtimin e jetës demokratike. Thelbi i kësaj çështje u konsiderua përfshirja e prindërve në jetën e shkollës.
Shkollaqë shërben si një qendër komunitare, jo vetëm u mëson nxënësve bashkëpunimin dhe të mirën e përbashkët, por forcon njëherazi ndjenjën e identitetit dhe koherencës së një komuniteti.
LAJME DHE NJOFTIME
PROJEKTE
Pershkrim i seksionit.....
SHKOLLA SI QENDËR KOMUNITARE
Shkolla si qendër e komunitetit synon të garantojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësor të komunitetit...
MË SHUMË
Shkolla si qendër e komunitetit synon të garantojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësor të komunitetit duke mundësuar kombinimin e arsimit formal me joformal të vazhdueshëm, promovimin e inovacionit dhe kreativitetit tek të rinjtë, krijimin e një ndërveprimi aktiv me dhe për komunitetin. Realizimi i komponentëve thelbësorë si: mësimdhënie alternative dhe të mësuarit aktiv, gjithë përfshirje në qeverisjen e shkollës dhe komunitetit, vullnetarizmi dhe solidariteti, rekreacioni dhe sporti, teknologjitë e reja të informacionit, krijimi dhe shpërndarja e përvojave dhe praktikave më të mira, inkurajon partneritetin dhe bashkëpunimin midis aktorëve për një mbështetje të tërë dhe alternative të të rinjve në një ekosistem arsimor për një zhvillim të qëndrueshëm.
PRINDËRIT DHE KOMUNITETI NË MBËSHTETJE TË SHKOLLËS
Prania e prindërve në jetën e brendshme të shkollës krijon siguri, mbështetje dhe mbrojtje për...
MË SHUMË
Prania e prindërve në jetën e brendshme të shkollës krijon siguri, mbështetje dhe mbrojtje për fëmijët-nxënës. Kjo marrëdhënie ndikon fort në krijimin e sjelljeve dhe vlerave të duhura qytetare. Prindërit në shkollë mund të shfrytëzohen si burime të vërteta reale, njohjeje dhe shkencore. Pjesëmarrja e prindërve në menaxhimin e institucionit dhe zbatimin e ligjshmërisë në të, është një garanci për zbatimin e politikave arsimore, të rregullave dhe detyrimeve ligjore.
SHKOLLA NË MBËSHTETJE TË ANËTARËVE TË KOMUNITETIT
Mjedisi i të nxënit të shkollës duhet të mbështesë planifikimin dhe përfshirjen e interesave...
MË SHUMË
Mjedisi i të nxënit të shkollës duhet të mbështesë planifikimin dhe përfshirjen e interesave të komunitetit. Përreth fqinjëve të komunitetit të shkollës dhe familjeve të tyre krijohet siguri dhe rritet krenaria e komunitetit për shkollën. Arrihet një raport më i mirë bashkëpunimi midis nxënësve që kanë lindur aty me nxënësit e ardhur. Shkollat punojnë në mënyrë më intensive për përmbushjen e synimeve të tyre.
BASHKËPUNIMI ME AKTORËT QEVERISËS DHE SHOQËRINË CIVILE
Shkolla miqësore për të gjithë dhe gjithëpërfshirja në mësimnxënie realizohet nëpërmjet bashkëpunimit...
MË SHUMË
Shkolla miqësore për të gjithë dhe gjithëpërfshirja në mësimnxënie realizohet nëpërmjet bashkëpunimit të aktorëve qeversisës dhe shoqërisë civile. Nën moton “çdo fëmijë në shkollë” strukturat përgjëgjesë angazhohen dhe impenjohen së bashku në përmirësimin e politikave gjithëpërfshirëse, zhvillimin e standardeve dhe zbatimin praktik të tyre në ndihmë të të gjitha shkollave të arsimit bazë dhe fëmijëve.
BASHKËPUNIMI ME SIPËRMARRJET LOKALE
Sipërmarrja lokale, që beson në vlerat që shkolla komunitare, do të përcjellë për komunitetin e zonës ku...
MË SHUMË
Sipërmarrja lokale, që beson në vlerat që shkolla komunitare, do të përcjellë për komunitetin e zonës ku sipërmarrja operon, mbështet shkollat me financime dhe logjistikë si edhe inkurajon dhe nxit nxënësit të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe rekreacioni. Afrimi i sipërmarrësve në shkollën komunitare ka gjithashtu rol kryesor në nxitjen e vullnetit të të rinjve kundrejt mundësive për karrierë dhe punësim.
AKTIVITETE
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim