Siguria dhe shëndeti në shkollë mbështetje për të gjithë, për sot dhe për perspektivën
Siguria dhe shëndeti janë pjesë të rëndësishme të jetës shkollore dhe duhet të bëhen përpjekje maksimale për të promovuar një kulturë sigurie për nxënësit dhe mësuesit brenda mjediseve të mësimdhënies.
Është e rëndësishme që nxënësit të bëhen pjesë e vazhdueshme e programeve të edukimit mbi sigurinë dhe shëndetin për ti ndihmuar të marrin njohuri dhe aftësi specifike për të qëndruar të sigurt pavarësisht nga situata në të cilën ndodhen/ me të cilën përballen, ndërkohë mësuesit nga ana tjetër duhet të ndihmohen të rrisin njohuritë dhe aftësitë për të dhënë kontributin e tyre në garantimin e këtyre aspekteve në mjedisin shkollor.
LAJME DHE NJOFTIME
PROJEKTE
Pershkrim i seksionit.....
SHKOLLA NJË MJEDIS I SIGURT PËR NXËNËSIT DHE MËSUESIT
Shkolla si mjedis i sigurt nënkupton që brenda mjediseve të shkollës çdo nxënës dhe mësues duhet...
MË SHUMË
Shkolla si mjedis i sigurt nënkupton që brenda mjediseve të shkollës çdo nxënës dhe mësues duhet të ndihet i mbrojtur fizikisht, emocionalisht dhe dinjiteti i askujt të mos cënohet. Për të nxitur procesin e të mësuarit tek nxënësit, ata kanë nevojë të kuptojnë dhe ndjejnë që nevojat e tyre merren në konsideratë dhe se mirëqenia e tyre është në vëmendje të stafit mësimor dhe komunitetit të prindërve.
STANDARDET E SHKOLLËS SË SHËNDETSHME
Standardet e shkollës së shëndetshme mund të përkufizohet si cilido aktivitet i cili...
MË SHUMË
Standardet e shkollës së shëndetshme mund të përkufizohet si cilido aktivitet i cili ndërmerret për të përmirësuar apo mbrojtur shëndetin dhe mirqënien e gjithë komunitetit shkollor. Këto standarde i referohen edukimit dhe shëndetit, politikave që duhen ndërmarrë për një shkollë të shëndetshme, ambjente fizike dhe sociale të sigurta si dhe një lidhje e ngushtë me partnerët administrativ si bashkia , shërbimet shëndetësore etj. Të rinjtë që gëzojnë shëndet kanë mundësi më të mëdha që të jenë më efikas për të marrë dije. Cilësia shkollore dhe promovimi i shkollës së shëndetshme janë të lidhur fort me njëri- tjetrin pasi garantojnë jo vetëm dhënie tw dijes shkollore por edhe sesi ambjenti në të cilin zhvillohet mësimi të jetë një model shëndeti.
SHKOLLA SI INSTITUCION BASHKËPUNUES PËR NJË KOMUNITET TË SIGURT
Shkolla për vetë rolin në shoqëri që mbart është vendi ideal ku mund të ndërtohen dhe...
MË SHUMË
Shkolla për vetë rolin në shoqëri që mbart është vendi ideal ku mund të ndërtohen dhe zhvillohen më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit për një komunitet të sigurt.Shkolla luan një rol të rëndësishëm, për të forcuar bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm në komunitet në mënyrë që të identifikohen problemet, sfidat dhe të përmirësohen kushtet në të cilat fëmijët rriten dhe mësojnë.
SIGURIA FIZIKE DHE SOCIALE NË SHKOLLË
Siguria fizike dhe sociale e nxënësve në shkollë është thelbësore për krijimin e një mjedisi...
MË SHUMË
Siguria fizike dhe sociale e nxënësve në shkollë është thelbësore për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës të procesit të të mësuarit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e performancës akademike të nxënësve, uljen e nivelit të përfshirjes të tyre në sjellje të rrezikshme apo braktisjes së shkollës.
NXËNËSIT SI PROMOVUES TË NJË KOMUNITETI DHE SHOQËRIE TË SHËNDETSHME
Brenda mjedisit shkollor nxënësit duhen ndihmuar të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre për...
MË SHUMË
Brenda mjedisit shkollor nxënësit duhen ndihmuar të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të promovuar sjelljet e shëndetshme në komunitetin ku jetojnë.
AKTIVITETE
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim
Pershkrim