“Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change”

Trajnim “Nxënësit me aftësi ndryshe”
01/10/2020
Nxënësit me aftësi ndryshe
02/10/2020

“Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change”

Qendra Youth Act në kuadër të projektit “YOUth FOR CHANGE“, financuar nga LëvizAlbania, një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, zhvilloi Forumin Rinor me temë “Rrjetëzim i Youth Hub”, në komunën Gorre. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës “At Shtjefen Kurti”, të cilët diskutuan rreth inisiativat rinore dhe të shprehën mendimet e tyre në lidhje me zgjidhjen e problemeve në komunitet. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një fryme të përfshirjes qytetare dhe të vetëqeverisjes, prandaj disa prej nxënësve të cilët janë pjesë e Këshillit Rinor, ndanë eksperiencën e tyre në lidhje me angazhimin në këtë projekt. Në përfundim të aktivitetit, të gjithë nxënësit pjesëmarrës u pajisën me certifikata.