Lëvizja RINI AKTIVE iniciuar nga Shoqata Barleti në partneritet me Universitetin Barleti dhe Qendrën Youth Act , synon ngritjen e një programi kombëtar që vë në qendër mirëqënien mendore dhe fizike të nxënësve të arsimit parauniversitar, duke rikthyer vëmendjen e munguar në elementë të tillë si: sporti/ aktiviteti fizik, shëndeti, edukimi social dhe argëtimi.
Ne besojmë se fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet të ndihmohen të ndryshojnë qasjen ndaj sportit/aktivitetit fizik, edukimit, argëtimit duke përmirësuar në mënyrë direkte shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.
Lëvizja do të mbledhë bashkë drejtues dhe mësues të edukimit fizik të insitucioneve arsimore në mbarë vendin, që ndajnë të njëjtin besim dhe që mendojnë se mund të japin një kontribut brenda komuniteteve të tyre lokale.
Lëvizja do të shtrihet ne mbarë Shqipërinë dhe do të fokusohet në sektorët e sportit, shëndetit , edukimit dhe argëtimit.
Rezultatet e pritshme janë :
Ftojmë të gjithë drejtuesit e intitucioneve e arsimit të ulët dhe të mesëm dhe mësuesit e edukimit fizik, t’i bashkohen kësaj inisiative duke plotësuar Manifestin që e gjeni më poshtë dhe nisur ne adresen e-mail: [email protected] /[email protected] ose konfirmos me një e-mail pjesmarrjen tuaj në këtë lëvizje !
#BashkohuMeNe #LëvizjaRiniAktive #ShoqataBarleti #UniversitetiBarleti #YouthAct