Aktivitet mbi edukimin shëndetësor me mësuesit e shkollës 9 vjeçare Migjeni

Nxënësit me aftësi ndryshe
02/10/2020
Rrjetëzim i Youth Hub në kuadër të projektit “Youth for Change
05/10/2020

Aktivitet mbi edukimin shëndetësor me mësuesit e shkollës 9 vjeçare Migjeni

Qendra Youth Act zhvilloi aktivitetin me temë: “Integrimi në mësimdhënie dhe në orët edukative dhe ekstrakurrikulare me nxënësit e grupmoshës 6-15 vjeç të rëndësisë që kanë aktivitetet sportive dhe ato në lidhje me të ushqyerin e shëndetshëm për parandalimin e Covid 19″.  

Aktiviteti është në vazhdën e nismave për përshtatjen e programeve mësimore ekzistuese për fëmijët e moshës 6-15 vjeç si dhe identifikimin e plotësimin në shpjegim të boshllëqeve, në lidhje me ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin fizik, shëndetin seksual, si dhe marrjen në konsideratë e elementëve të rinj me impakt si shëndeti mjedisor apo respektimi i masave në parandalimin e COVID-19.

Këto takime do të vijojnë edhe në të ardhmen duke u promovuar edhe më specifikisht me raste konkrete gjatë mësimit si psh gatimi i ushqimeve të shëndetshme në klasë gjatë mësimit të lëndës së biologjisë; praktikimi në pajisje të ndryshme sportive në kuadër të orëve të edukimit fizik; zbatimi i praktikave të mira higjienike si pjesë e lëndës edukata qytetare apo edhe zbatimi i masave parandaluese të COVID në shkollë.