Aktivitete vullnetare për shpërndarje të paketave ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti e të grupeve të margjinalizuara

Parandalimi i bulizmit dhe roli i mësuesit në shkollë
15/10/2020
Krijimi i klubit të nxënësve në shkollën Migjeni
16/10/2020

Aktivitete vullnetare për shpërndarje të paketave ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti e të grupeve të margjinalizuara

Në zbatim të projektit YOUth FOR CHANGE, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të rinjtë e Këshillit Rinor të rrethit të Kurbinit u angazhuan në aktivitete vullnetare për shpërndarje të paketave ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti e të grupeve të margjinalizuara. Me ndihmën e anëtarëve të stafit bashkiak dhe të institucioneve të tjera u identifikuan disa familje në nevojë në Laç e Mamurras. Përveç seancave të trajnimit mbi përfitimin e njohurive të ndryshme si dhe forumeve ndërgjegjësuese për angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, të rinjtë e Kurbinit u nxitën për aktivizim në shërbime në dobi të komunitetit të tyre. Të tilla aktivitete synojnë rritjen e ndërgjegjësimit, jo vetëm të të rinjve për bashkëpunim e kontribut shoqëror.