Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla e mesme Besnik Sykja

“Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla Petro Nini Luarasi”
02/05/2019
Vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë
10/05/2019

Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla e mesme Besnik Sykja

Në datën 06 Maj 2019, Qendra Youth Act ka zhvilluar trajnimin me temë “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm” në shkollën e mesme “Besnik Sykja”, Tiranë. Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të projektit “Të fuqizojmë të rinjtë nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili ka si qëllim angazhimin e të rinjve në programe të ndryshme Europiane. Rreth 25 nxënës pjesëmarrës, të ndarë në grupe diskutuan rreth eksperiencave të tyre në lidhje me aktivitete vullnetare të cilat janë bërë pjesë më herët por gjithashtu dhanë dhe arsyet e tyre pse duhet të angazhohen në të tilla nisma.