Ditën e djelë, më datë 4 prill 2021, përfundoi aventura e Barleti Volley për sezonin sportiv të volejbollit për femra 2020-2021 .
Një sezon ndryshe nga gjithë të tjerët me një kalendar të ngjeshur dhe me mungesën e fansave dhe dashamirësve të ekipit Barletas . Një sezon ku Barleti Volley u impenjua maksimalisht për arrijen e objektivit të përvitshëm , FITOREN . Një sezon ku u realizua rekordi i fitoreve 3 me 0 ne kampionatin kombëtar , 9 fitore .
Një sezon ku stafi teknik punoi shumë për rritjen e ekipit dhe forcës së grupit, mbështetur në eksperiencën e Amarilda Prengës dhe Enkeleida Brahos si shëmbull për rritjen sportive edhe të vajzave të tjera për të ardhmën e Barleti Volley .