Konkursi Final me materiale të riciklueshme- Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyrës

Festivali i Ideve Rinore 2017
30/05/2017
Vizita Studimore: nxënësit tek landfillet dhe kompanitë e riciklimit
31/05/2017

Konkursi Final me materiale të riciklueshme- Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyrës

Organizata Youth Act, zhvilloi më datë 30 Maj 2017,  Konkursin me punime nga materiale të riciklueshme nga nxënësit e shkollave të përzgjedhura. Këto punime u prezantuan në formë ekspozite tek bashkëmoshatarët e tyre. Gjithashtu nxënësit prezantuan nëpërmjet videove dhe fotove idetë e tyre për një mjedis sa më të pastër. Shkolla fituese e konkursit që u zhvillua në Tiranë ishte Shkolla e Mesme “Ernest Koliqi” Shkolla Ernest Koliqi prezantoi idenë e krijimit të kopshtit të komunitetit. Ky projekt ka nisur që prej muajit mars me mbjelljen e perimeve, pasi nxënësit u trajnuan nga ekspertët e mjedisit të projektit “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” që Youth Act implementoi në 5 Shkollat  e Mesme të Tiranës dhe financuar nga REC Shqipëri.

Mbrojta e mjedisit, riciklimi dhe kopshtaria janë idetë kryesore të prezantuara në video. Edhe pse theksi kryesor është kopshti i komunitetit, mesazhe të përcjella duken në imazhet e videos. Në hyrje ju shihni shkollën Ernest Koliqie cila ka përdorur metoda kreative për vazot e luleve duke mbjellë në goma të ngjyrosura, shihni pemët e ullinjve ndër të tjera si një simbolikë të jetës, paqes dhe shpresës. Ambientet e brendshme të shkollës janë gjithashtu të gjelbëruara. Më tej kamera fokuson disa piktura të cilat janë realizuar me materiale të riciklueshme të cilat i paraqesim në një set fotografish në vijim. Në kopshtin e komunitetit Ernest Koliqi tabelat e vendosura për të përcaktuar emërtimet, vlerat janë realizuar me kartona të ricikluara.

Madje po vini re edhe nga fotot në video rripat që janë përdorur për të lidhur bimët janë riciklim i uniformave të papërdorshme të shkollës për shkak të përdorimit për një kohë të gjatë dhe procesit të rritjes.

Shkolla Ernest Koliqi nëpërmjet kësaj iniciative nxit riciklimin, përdorimin dhe ripërdorimin e elementëve të cilët i  ridimensionojmë dhe i sjellin në një formë të re në përditshmërinë tonë. Këto janë vlera të cilat promovohen në shkollën Ernest Koliqi jo thjesht për celebrim të ditëve të vecanta apo për raste të konkurseve por si një filozofi e të jetuarit shëndetshëm.

Më poshtë mund të shikoni edhe fotot e materialeve të sjella nga shkollat e tjera pjesëmarrëse.