Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Sandër Prosi”

Vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë
10/05/2019
“Qendra Youth Act viziton Spitalin Pediatrik | Tiranë”
23/05/2019

Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Sandër Prosi”

Në datë 16 maj 2019, Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane”, zhvilloi aktivitetin me temë “Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Sandër Prosi”.

Qëllimi këtij aktivitetit është ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.  Përfaqësues të Qendrës Youth Act trainuan  nxënësit e pranishëm mbi temën e Kulturës dhe Mobilitetit. Çfarë kuptojmë me Mobilitet dhe si mund të angazhohen në këto shkëmbime rinore në nivel kombëtar dhe Europian. Nxënësit treguan eksperiencat e tyre në lidhje me shkëmbimet rinore të cilat ishin bërë pjesë vetë ose duke dëgjuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Në përfundim të takimit nxënësit u informuan mbi takimet e rradhës të cilat do të bëhen në kuadër të këtij projekti si dhe aktivitetet që do të zhvillohen.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Balkan and Turkey”.