Marshim Rinor Projekti “Youth for Change”

Train of Trainers
11/06/2020
Trajnim “Nxënësit me aftësi ndryshe”
01/10/2020

Marshim Rinor Projekti “Youth for Change”

Në zbatim të projektit YOUth FOR CHANGE, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të rinjtë e këshillit Rinor të rrethit të Kurbinit zhvilluan një marshim ndërgjegjësues për angazhimin në vendimmarrje dhe aktivizimin rinor. Ky marshim synoi të krijojë një impakt në mbarë komunitetin e rrethit të Kurbinit mbi rolin e këshillit Rinor si një strukturë që tashmë aktivizohet rregullisht në vendimmarrje vendore e në shërbime vullnetare në dobi të komunitetit. Nga ana tjetër, ky marshim synoi nxitjen dhe aktivizimin edhe të të rinjve të tjerë të rrethit në aktivitete sociale.