

Në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike po zbaton projektin “Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.
Më datë 6.12.2019, në ambientet e Shkollës së Mesme “Irfan Ngjeqari”, në Bashkinë Berat u organizua Human Rights Day me të rinj dhe komunitetin. Ekspertja e projektit MSc. Eurona Leka, dhe me kontributin e rëndësishëm të grupit të të rinjve pjesë e projektit, Kevi Shehu, dhe Elena Gjinaj, prezantoi në Berat iniciativën ndërkulturore me pjesmarrjen e të rinjve dhe komunitetit për promovimin e të Drejtave të Njeriut.
Të rinjtë u aktivizuan në lojra dhe prezantime dhe ndërvepruan në grupe midis tyre duke vënë në zbatim të drejtat e njeriut në situata dhe kontekste të ndryshme. Dita e të Drejtave të Njeriut e kremtuar në Bashkinë Berat evidentoi edhe njëherë qëllimin kryesor të këtij projekti, ku të rinjtë janë ata që do të sjellin ndryshimin në komunitetin e tyre, në mbrojtje, respekt dhe promovim të të drejtave të njeriut.