Qendra Youth Act zhvillon aktivitetin me temë: “Aftësi Sociale”

Zhvillohet aktiviteti “Piktorët e vegjël” në kuadër të projektit “New Start”
19/10/2020
Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Shkodër
22/10/2020

Qendra Youth Act zhvillon aktivitetin me temë: “Aftësi Sociale”

Në kuadër të projektit projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Partners Albania for Change and Development, Qendra Youth Act organizoi aktivitetin me temë “Aftësi Sociale”. Ky aktivitet u zhvillua në 5 shkollat e mesme të përfshira në projekt të cilat janë: “Besnik Sykja”, “Ismail Qemali”, “Sandër Prosi”, “Andon Z. Cajupi”, dhe “Petro Nini Luarasi”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishtë informimi i nxënësve mbi rëndësinë e komunikimit dhe të aftësive të tjera sociale si dhe nxitja e praktikimit dhe përmirësimit të aftësive sociale, si një shtyllë kryesore në vendosjen e marrëdhënieve pozitive dhe zhvillimin e personalitetit.