Shqipëria RinOn: Sesioni informues“Karta Rinore Evropiane në Shqipëri

Programet e mobilitetit për të rinjtë shqiptarë
07/11/2017
Leksion i hapur: “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit
12/12/2017

Shqipëria RinOn: Sesioni informues“Karta Rinore Evropiane në Shqipëri

Në datë 6 Dhjetor 2017, me rastin e Javës së Rinisë u zhvillua sesioni informues me temë “Karta Rinore Evropiane në Shqipëri” pranë “Universitetit Barleti”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Programit “Shqipëria RinOn” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shërbimit Kombëtar Rinor dhe në bashkëpunim me Qendrën Youth Act. I ftuar special në këtë aktiviteti ishte z. Manel Sanchez, Drejtor Ekzekutiv i European Youth Card Association me qendër në Bruksel si dhe Znj Lorena Haxhiu, Drejtore e Shërbimit Kombëtar Rinor. Z. Sanchez informoj të rinjtë e pranishëm mbi mundësitë që ata kanë në 36 shtete të Evropës duke u pajisur me Kartën Rinore Evropiane dhe ndau me ta shembuj konkret mbi praktikat më të mira në vende të ndryshme të Evropës. Znj. Haxhiu prezantoi për të rinjtë aktivitetet e organizuara për javën e rinisë.