Të luftojmë bullizmin nëpërmjet aktiviteteve sportive

Leksion i hapur: “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit
12/12/2017
Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
06/03/2018

Të luftojmë bullizmin nëpërmjet aktiviteteve sportive

Youth Act Center në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Shkollor, në datat 5,7 dhe 13 Dhjetor  zhvilloi aktivitetet sportive në kuadër të projektit të financuar nga GIZ “ Të luftojmë bullizmin nëpërmjet aktiviteteve sportive” ku u përfshinë 250 nxënës. Pas takimeve ndërgjegjësuese në të tre gjimnazet e Tiranës te përfshira në projekt: Shkolla “Çajupi”, “B.Sykja”, “S.Prosi”, startuan aktivitetet sportive me qëllim gjithëpërfshirjen e nxenesve. Loja sëbashku në skuadra forcoi vetëvlerësimin dhe besimin në aftësitë e secilit nga nxenesit, kjo dhe përmes suksesit të përbashkët. Nëpërmjet ndarjes së përgjegjësisë nga cdo pjesëmarrës në lojë drejt qëllimit të përbashkët për të fituar lojën, pjesëmarrësit  mësuan jo vetëm të jenë pjesë e një skuadre, por dhe se si të trajtojnë përgjegjësitë sociale. Një event i përmasave të mëdha, ku u zhvilluan lojra të ndryshme të shpejta. Ndeshje  volejbolli dhe basketbolli ndërmjet shkollave. Tournamente të vogla në futboll me topa të madhësive të ndryshme. Dhe një finale në Frisbee.