Trajnim: “Aftësim në menaxhimin e situatave të paparashikuara”

Trajnim për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare
17/11/2020
Trajnim me kredite ONLINE
21/11/2020

Trajnim: “Aftësim në menaxhimin e situatave të paparashikuara”

Në zbatim të projektit New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili zbatohet nga Bashkia e rrethit Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act u zhvillua trajnimi i mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” mbi menaxhimin e situatave të paparashikuara siç janë tërmetet apo pandemitë. Në trajnim morën pjesë 25 mësues të cilët u ndërgjegjësuan dhe u aftësuan në zbatimin e rregullave praktike të aplikueshme për rastet e emergjencës. Gjithashtu, një vëmendje të posaçme mori edhe interaktiviteti dhe angazhimi i nxënësve në kushtet e mësimit në distancë.

Situatat e krijuara nga tërmeti më i fundit në vend si dhe pandemia botërore gjetën të papërgatitur shumë njerëz, por aftësimi i mësuesve në përballimin e këtyre situatave është një nevojë emergjente pasi ndikon në përgatitjen psikologjike të nxënësve, në proceset e të nxënit si dhe në forcimin e vetëbesimit dhe të mendimit pozitiv të tyre.