Qendra Youth Act zhvilloi modulin e trajnimit “Vetëqeverisja”, në kuadër të projektit “YOUth FOR CHANGE” me nxënësit e gjimnazeve të Bashkisë së Kurbinit. Ky projekt financohet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Projekti synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në qeverisjen vendore me synim angazhimin në procese vendimmarrëse dhe aktivitete vullnetare. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i të rinjve mbi konceptin e vetëqeverisjes dhe të misionit të saj. Ata u nxitën në hartimin dhe konceptimin e disa miniprojekteve dhe aktiviteteve komunitare të cilat mund t’i aplikojnë në komunitetet ku bëjnë pjesë. Nën fishën “1 ditë për komunitetin tim” nxënësit dhanë mendimet e tyre mbi angazhimin në çështje që lidhen me ruajtjen e mjedisit, ndihmën për të moshuarit, argëtimin e fëmijëve etj.
Një rëndësi të veçantë i kushtuan edhe ndërgjegjësimit të të rinjve të tjerë, dhe jo vetëm, për
përfshirje aktive në komunitet përmes posterave dhe fushatës në mediat sociale.