Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Shkodër

Qendra Youth Act zhvillon aktivitetin me temë: “Aftësi Sociale”
22/10/2020
Takim 2-palësh Këshill Rinor-Bashkia Kurbin
23/10/2020

Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Shkodër

Barleti Group shpk me organizim nga Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Instituti Shqiptar për Cështjet Publike(AIPA) në kuadër të platformës My School zbatuan programin për realizimin e 8 workshopeve, në datat 20-21 tetor 2020, në qytetin e Shkodrës në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin”. Në këto aktivitete moren pjese me 85 pjesëmarrës të targetgrupeve: Punonjës të Promocionit Shëndetësor, Autoritete të Qeverisjes Lokale, Mjekë Familje, Punonjës Psiko-Social Shkollash, Mësues dhe Drejtues Shkollash, Prindër, Nxenes. Projekti u mbështet nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) me zbatim nga Save the Children.

Qellimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe stimulimi i një marrëdhënie më të plotë, të shëndetshme dhe sinergjike midis targetgrupeve të pjesëmarrësve për ti dhënë një rol shumë më të madh edukimit shëndetësor me fokus mirëqenien dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.