Aktivitet në shkollën “Migjeni” Mamurras, në kuadër të Javës së Europës

Aktiviteti “Duarartët” | Mamurras
10/05/2021

Aktivitet në shkollën “Migjeni” Mamurras, në kuadër të Javës së Europës

Sot në ambientet e shkollës “Migjeni” në Mamurras u zhvillua një aktivitet në kuadër të Javës së Europës, mbi investimet e huaja në Shqipëri.

Shkolla “Migjeni” është restauruar në kuadër të “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, i cili realizohet membështetjen financiare të “Programit Italo – Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, IADSA II” dhe zbatohet nga Bashkia Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act.

Të pranishëm në këtë event ishin  Zv/Ambasadori i Italisë në Tiranë, z.Alberto Petrangeli, Bashkë-drejtori italian (IADSA) z. Carlo Volpi , Kryetarja e Bashkisë Kurbin Znj.Majlinda Cara, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Youth Act, znj. Sabina Borakaj si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile e bashkëpunëtorë në projekte rinore e sociale.